Forbes: Dua Lipa dhe Rita Ora ndër talentet më të ndritshme

Dy këngëtaret shqiptare me origjinë nga Kosova Rita Ora dhe Dua Lipa ,të cilat kanë arritur suksese të mëdha në skenën ndërkombëtare të muzikës, tashmë po i shtojnë listës së tyre edhe një tjetër sukses.

Lista vjetore e Forbes ’30 Under 30′, mes emrave më të suksesshëm të botës së artit ka përfshirë edhe Dua Lipën dhe Rita Orën.

Prestigjozia Forbes shkruan se “ne mblodhëm në të gjithë kontinentin kandidatët më të mirë në muzikë, film, televizion dhe sport për të gjetur elitën e re të argëtimit”.

“Këngëtarja Rita Ora drejtoi një sezon në America’s Next Top Model, dizenjoi koleksione të shumta veshjesh dhe një buzëkuq Rimmel ndërsa punoi për këngën e saj rekord, që ishin dy për këtë vit,” shkruan Forbes.

“Më shumë se thjesht talent, të gjithë ata përfaqësojnë një pamje të së ardhmes së biznesit të muzikës”, tha Edwards për krijuesit e hiteve si Dua Lipa, AJ Tracey, Sampha dhe J Hus.

“Ata përfaqësojnë spektrin e gjerë të mendimeve në shoqërinë britanike dhe muzika e tyre jo vetëm që argëton por edhe frymëzon”.

Dua Lipa, e cila gjithashtu pati vitin më të suksesshëm në karrierë e saj deri tani, përfshihet në listë falë sukseseve me albumin debutues.

22-vjeçarja u bë hit botëror me “New Rules” që ka marrë më shumë se 925 milionë klikime në YouTube si dhe u bë femra e parë që dominoi në top-listat zyrtare të Britanisë së Madhe që nga viti 2015.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤