Flokë të përsosur për një ceremoni të veçantë

Vera është stina në të cilën jemi pjesë e shumë eventeve dhe ceremonive të rëndësishme. Krijo look-un e duhur që bën për ty, jo vetëm në veshje e aksesorë, por edhe në flokë!

Make up dhe flokët duhet të jenë në plan të parë, prandaj duhet të shfaqeni më një stilim i cili ju bën të ndiheni bukur, të përsosura për eventin special.

Flokë 1

Picture 1 of 7

Për ju që keni flokë të gjatë ju sugjerojmë disa ide të bukura, të thjeshta dhe tepër elegante.

Bishti i kalit

Ky model realizohet thjeshtë dhe ju nxjerr në pah të gjitha tiparet e fytyrës, dhe natyrisht make up-in tuaj. Ju tregon të rregullta, si dhe më të ëmbël në portret nëse keni një baluke.

Gërshetat

Gërshetat janë gjithmonë një zgjedhje e përsosur për çfarëdolloj eventi. Ju sugjerojmë modelin ‘kurriz peshku’, mjaft elegant!

Flokë të mbledhur topuz

Ndryshje nga kapjet e çrregullta e të zakonshme, nëpër ceremoni topuzi duhet të jetë i kapur lart dhe i rregulluar bukur. Për një pamje më romantike ju këshillojmë të vini një kurorë ose zbukurime me lule.

Nëse preferoni flokët e lëshuara mund të përdorni gjithashtu një fjongo ose kurorë lulesh. Do i shtojë freskinë pamjes suaj!

Tani shfletoni galerinë për një ide sa më të qartë!

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤