Flokë rrebele, qime të thata dhe maja të shprishura?! Tani jo më…

14408379267730

Flokë rrebele, qime të thata dhe maja të shprishura janë problemet më të shpeshta për të cilat gratë ankohen te floktari dhe kërkojnë ndihmë. Probleme të ngjashme kanë edhe zonjat e njohura të cilat i kemi aq shumë zili. Kështu, edhe dukesha e Kembrixhit ka një floktare personale, e cila me të gjitha gratë e botës ka këmbyer këshilla për flokë më të bukura dhe më të shpeshta.

– Kur jeni më në moshë duhet të jeni më të mençur dhe më të zgjuar. Vëllimin që keni pasur menjëherë pas larjes së flokëve, kur mjaftonte vetëm të shkundni kokën disa herë, me vite humbet. Megjithatë, është e mundur ta ruani, si dhe dendësinë e flokëve – shpjegon Denis McAdams, e cila është floktare për 40 vjet dhe e cila ishte përgjegjëse për pamjen e flokëve të gjithë familjes mbretërore angleze.

Këshillat e saj kanë vërtetë vlerë floriri, dhe nëse i dëgjoni nuk do të shqetësoheni më për flokët tuaja:

Dëshironi flokë të dendura?

Pas larjes dhe tharjes, kur flokët janë ende të ngrohta, mbështjellini në “bigudi” (llokne) (vetë-ngjitëse). Kaloni një natë me ta dhe në mëngjes do të mahniteni. Kur i hiqni ato, krehni flokët me furçë për tharje flokësh dhe shiqoni sa keni fituar në vëllim.

Shkurtoni shpesh flokët

Mos mendoni se flokët tuaj do të bëhen të shkurta nëse i mirëmbani rregullisht. Është e pabesueshme se prerja minimale prej vetëm një apo dy centimetrash, sa mund të ndikojë automatikisht në pamjen e flokëve tuaj.

Sipas rekomandimit të floktares, shkurtoni çdo gjashtë deri tetë javë për efekt maksimal.

Lani me shampon për larje të thatë

Sot/sonte në asnjë mënyrë nuk mund të arrini t’i lani flokët, më së miri është të provoni shamponin për larje të thatë. Para se të flini, shpërndani shamponin-sprej në majë të kokës, si dhe rreth veshëve. Kjo është, natyrisht, një zgjidhje e përkohshme, për këtë lani flokët normalisht të nesërmen sepse përdorimi i gjatë i shamponit për larje të thatë mund të shkatërrojë shkëlqimin natyral të flokëve tuaj.

Fjetja në jastëk mëndafshi

Sigurisht shpesh keni dëgjuar se fjetja në saten apo mëndafsh ndihmon mjaft në shprishjen e flokëve.

– Jam ithtar i madh i fjetjes në jastëk sateni apo mëndafshi. Pengon shprishjen e flokëve, dhe qimet mbeten të lëmuara. Këtë truk në fakt e kam mësuar nga Grace Kelly. Në momentin që i lante dhe i thante flokët, i mbështjellte në një shall mëndafshi dhe i mbante kështu deri sa bëhej gati për të dalë – shpjegon floktarja (frizerja) e njohur.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤