Figura femërore ka masat e veta – llogaritni a janë masat tuaja ideale

Pjesëtarët e gjinisë mashkullore preferojnë figurë të rrumbullakuar sikur forma e orës së rërës.

Trupi i femrës varet nga ideali i ndryshueshëm i bukurisë. Mirëpo, pas hulumtimeve të shumta dhe analizave të hollësishme, është zbuluar se saktësisht çfarë figure femërore duan meshkujt.

Nëse keni menduar që nuk ekziston formula, e keni gabim. Ekziston formula sipas së cilës llogaritet atraktiviteti i trupit të femrës. Pjesëtarët e gjinisë mashkullore preferojnë figurë të rrumbullakuar sikur forma e orës së rërës – pa marrë parasysh a është femra thatanike apo ka trup paksa më të bëshëm.

Raporti midis dimensionit të belit dhe kërdhokullave
Raporti vendimtar i belit dhe i kërdhokullave në rastin më ideal është 0,7. Është optimale që vlera të jetë nën 0,85. Kjo vlerë është WHR-ja ideale, thonë shkencëtarët, të cilët njëkohësisht edhe rritin atraktivitetin e femrës.

Si llogaritet WHR-ja
Koeficienti llogaritet në këtë mënyrë: Pjesëtohet me dimensionet e belit me dimensionet e kërdhokullave, ashtu që dimensionet e belit maten midis kockës së komblikut dhe harkut të brinjës, ndërkaq kërdhokullat në vendin më të gjerë. Është interesant edhe fakti që edhe për meshkujt ekziston WHR-ja ideale. Vlera është 1,0 e më ulët.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤