fbpx

Bota

Fëmijët tailandezë të ngecur në shpellë, letër prindërve – Elon Musk dërgon inxhinierët për ndihmë





               Publikuar në : 11:11 - 07/07/18 |
mapo.al

Djemtë tailandezë të ngecur në një shpellë për dy javë u kanë shkruar një letër prindërve të tyre duke u thënë se “mos u mërzisni, jemi të gjithë të fortë”.


Letra e shkruar me dorë përfshinte edhe kërkesa për ushqim, si pulë e skuqur. NJë tjetër shkruante “Mësues, mos na jepni shumë detyra shtëpie”. Ndërsa trajneri i ekipit të futbollit të djemve u shkruajti një letër keqardhjeje prindërve të tyre.



12 djemtë dhe trajneri po eksploronin një shpellë, kur u izoluan për shkak të përmbytjes nga ujërat. Ata u gjetën nga disa ekploratorë shpellash ditën e Hënë, pasi kishin munguar prej 10 ditësh. Ata ishin vendosur në cepin e një shkëmbi në një dhomëz të vogël rreth 4 kilometra larg hyrjes së shpellës.


Që prej gjetjes, zhytësit ndërkombëtarë dhe tailandezë i kanë furnizuar me ushqime, oksigjen dhe kujdes mjekësor, por ka shqetësime në rritje në lidhje me nivelin e oksigjenit në dhomë, i cili ka rënë në 15%.

Në ndihmë të djemve ka ardhur edhe Elon Musk, miliarderi amerikan, i cili ka dërguar inxhinierë specialistë në Tailandë për të ndihmuar me operacionin e shpëtimit.

Opsionet deri tani sipas Musk janë për thithjen e ujit me pompa, ose vendosjen e një tubi prej najloni me diametër 1 metër, i cili do të fryhet brenda shpellës dhe përgjatë rrugës 4 kilometra. Ekipet po shqyrtojnë edhe mundësinë e pajisjes së djemve me maska oksigjeni dhe t’i shoqërojnë ata përmes tuneleve të rrezikshme të përmbytura.

Situata duket shumë serioze pasi një ish-zhytës i marinës tailandez vdiq pasi u kishte dërguar grupit bombula ajri ditën e Premte. Edhe zhytësve më me eksperiencë u duhen rreth pesë orë për të notuar përmes kanaleve të ngushta./SCAN


Etiketa: , , ,

Pas