Faton Shoshi “e harron” shpejt Erën, shoqërohet me Vildane Zenelin dhe Anxhelina Hadërgjonajn

Ish-menaxheri dhe ish i dashuri i Era Istrefit, Faton Shoshi, duket se shpejt e ka harruar këngëtaren.

7-1

Picture 1 of 4

Menaxheri i njohur i cili është edhe drejtor i kompanisë, Nesër Music, që menaxhon artistët Ledri Vula dhe Buta, po qëndron në New York.

Ai ka shoqëruar Butën dhe Ledrin në këto koncerte, por shumë pak është marrë me ta.

Shoshi në imazhet e siguruara nga Telegrafi shfaqet shumë i afërt me modelen super seksi, Vildane Zeneli dhe bukuroshen tjetër Anxhelina Hadërgjonajn.

Vet Fatoni ditë më parë në emisionin “Thumb” pranoi se ka ndërprerë relacionin profesional dhe personal me Era Istrefin.

Ai ka pranuar se ka oferta të shumta nga yjet vendore dhe ndërkombëtare për t’i menaxhuar.

Aktualisht ai po pushon nga këto angazhime dhe po shoqëron në koncerte dy artistët tjerë, reperët, Ledri Vulën dhe Butën.

Fatoni ndryshe konsiderohet një nga njerëzit prapa suksesit ndërkombëtar të Era Istrefit, i cili arriti kontratë me Ultra Music për këngëtaren shqiptare.

Era prej se është menaxhuar nga Shoshi realizoi hitin “BonBon”, këngën “Redrum” dhe duetin me një prej reperëve më të mirë në botë, French Montana.

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤