‘Fashion Awards 2017’: Selena Gomez, Kaia Gerber dhe Karlie Kloss me veshjen më të mirë

Një bollëk yjesh kanë veshur rrobat e tyre më të mira dhe kanë shkëlqyer në tapetin e kuq në ‘Royal Albert Hall’ për “Fashion Awards 2017”.

2-1

Picture 1 of 3

Ky organizim vjetor ka filluar qysh në vitin 1986, ndërsa çdo vit përfshin yjet më të pëlqyera nga e gjithë bota.

Lista e kandidatëve të ceremonisë së sivjetshme ka përfshirë modelet dhe dizajnerët më të njohur të vitit 2017, ndërsa Kaia Gerber, vetëm 16 vjeçare, është shfaqur me një veshje luksoze, duke dëshmuar se pavarësisht moshës ajo është ikonë stili.

Kaia është e nominuar për çmimin prestigjioz ‘Modelja e Vitit’, bashkë me motrat Bella dhe Gigi Hadid, me Adwoa Aboah dhe Winnie Harlow.

Sidoqoftë, Kaia nuk ka qenë e vetmja që ka shkëlqyer në tapetin e kuq – edhe Karlie Kloss ka marrë vëmendjen me fustanin e saj të kuq të qepur nga Vivienne Westwood.

Edhe Selena Gomez është shfaqur me një fustan të mrekullueshëm, të cilin e kishte kombinuar me këpucë thuajse të arta dhe aksesorë dore.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤