Eva Sula: Kur trupi është kafaz

View Gallery
7 Photos
Eva Sula: Kur trupi është kafaz
IMG_1897-Edit

Eva Sula: Kur trupi është kafaz
IMG_1882-Edit

Eva Sula: Kur trupi është kafaz
25975749_1741869122789096_2066528142_n

Eva Sula: Kur trupi është kafaz
25829716_1741869546122387_940021709_o

Eva Sula: Kur trupi është kafaz
25829428_1741858839456791_979613356_o

Eva Sula: Kur trupi është kafaz
25674295_1741869419455733_1865872413_n

Eva Sula: Kur trupi është kafaz
25627715_1741858862790122_1803531481_n

“My body is a cage” titullohej ekspozita e fotografes, e cila solli në një frymë të vetme lakuriqësinë, gruan dhe kërkimin e përjetshëm për liri. Për artisten rruga drejt lirisë është njohja e vetes. Vetëm pasi të kemi pranuar kush jemi do të jemi të lirë

 Foto:Jetmir Duraku

 Trupi im është një kafaz që më mban larg valles me atë që dashuroj, por mendja e ka çelësin… Kështu këndonte Peter Gabriel në cover-in e Arcade Fire “My body is a cage”, të cilën Eva e ka rimarrë për të ndërtuar mbi këtë titull fabulën e ekspozitës së saj të dytë vetjake, e hapur  për publikun në fund të dhjetorit në mjediset e “Destil” , një hapësirë që shërben herë pas here si skenë për pasqyrimin e artit urban.

Nudoja femërore është edhe subjekti kryesor i fokusit të fotografes Eva Sula, e cila rrëfen se kjo ekspozitë e saj, e dyta vetjake, u ngjiz mes tranzicionit të trupit dhe mendjes.

Klithma të fuqishme grash të zhveshura që e kapërcejnë kafazin e botës dydimensionale të kornizës së fotografisë, ndërsa forca e madhe e tyre, që sipas Evës çdo grua e fsheh pas brishtësisë, gris burgun e padukshëm që secila prej nesh e vesh për t’u ruajtur apo dukur mirë në sy të shoqërisë, simbolizuar me plastmasën, që përmes ngjyrave bardhezi krijonin edhe lojën mes së shenjtës femërore dhe mashkullore . Rruga që propozon artistja për ta gjetur çelësin e kafazit e për të dalë prej tij është shumë e thjeshtë…

 

Cili ishte koncepti pas ekspozitës “My body is a cage”?

Koncepti lindi si rrjedhojë e një periudhe tranzicioni mes meje dhe mendjes sime. Diferenca të mëdha mes asaj që bëja dhe asaj që ndjeja.

Pse pikërisht ky titull? Cilat janë pengesat fizike që vë trupin për gruan si qenie shoqërore, por për të dyja gjinitë më gjerë?

Faktikisht edhe pse shfaqet vetëm figura e femrës, ai pohim është për të dyja gjinitë. Jemi të veshur nga egoja, e cila kërkon të ketë gjithçka për vete dhe harron se jo çdo gjë ka përkatësi.

Ndjesia e të dashuruarit tek ne ngatërrohet shpesh me ndjesinë e të poseduarit.

A është kjo ekspozita jote e parë apo ke realizuar edhe të tjera? Cilat janë tematikat që pëlqen të trajtosh në fotografinë tënde?

Kjo është ekspozita ime e tretë, por e dyta personale. Zakonisht nëpërmjet nudos dua të zhvesh njerëzit nga komplekset, jo vetëm fizike, edhe nga egoja, e cila është ndrydhja më e madhe.

A është veprimtaria jote artistike një mënyrë për t’i ikur “kafazit” që na mban mbyllur , një rrugë shpëtimi?

Shpresoj që të perceptohet dhe kuptohet si e tillë. Nuk jam moraliste, por më pëlqejnë gjërat e vërteta. Dhe Egoja është gjithçka përpos të qenit e vërtetë.

Cilat janë subjektet e fotografisë tënde?

Vetëm njerëzit. Për momentin ka qenë vetëm femra, me shpresë për t’u zgjeruar në vazhdim.

Cila ka qenë ideja dhe loja me plastmasën? Tejpashmëri apo pengesë?

Plastmasa ka qenë ai burgu i padukshëm të cilin e veshim për t’u ruajtur apo dukur të bukur në sy të shoqërisë, familjes, të dashurve, dashurave.

Klithma si rrugë shpëtimi është kërkesë për ndihmë apo armë për të thyer barrierat?

E shoh më tepër si armë sesa si pengesë. Mendoj kur diçka e do vërtet nuk ka pengese qe te ndalon ta arrish.

Cila është loja Ying dhe Yang në ekspozitën tënde? Si shpërfaqen të dy elementët në subjektet e fotografive të tua?

Ying dhe Yang janë personalizuar me plastmasën e zi dh e të bardhë. Ne nuk i veshim vetëm cilësi të mira vetes, por dashje padashje edhe të këqija. Vjen një pikë kur njeriu ka nevojë të çlirohet nga influencat e jashtme, dhe aty shpërfaqen të dyja anët e qenies.

Do të doja të dija diçka më shumë rreth teje. Prej sa kohësh i je dedikuar fotografisë ?

Kam filluar të merrem me fotografi që në vitin 2007. Studimet e mia i kam kryer me profesorin më të mirë në botë: Shpend Bengun, të cilin dua ta falënderoj përzemërsisht.

Sa vend zë nudoja në fotografinë tënde?

Nudoja në fotografinë time zë thuajse 100%. U shmangem peizazheve dhe dasmave, qëllimisht.

Sa e hapur është shoqëria shqiptare sa i përket nudos në art? Cilat janë reagimet që ke marrë nga publiku?

Mendoj që, duke marrë parasysh që fotoja e pare nudo është bërë në vitet ‘70, duhet të ishim shume hapa përpara, por serish nuk është vone. Ndërgjegjësimi nuk vjen sa hap e mbyll sytë.

Reagimet e publikut kanë qenë pozitive. Nuk marr dot parasysh çfarë mund të thuhet pas krahëve, por për sa kohë nuk më thonë gjë në sy, për mua është sikur nuk flasin fare.

Si artiste dhe si femër, cila mendon se është rruga drejt lirisë së gruas?

Rruga drejt lirisë është e thjeshtë; Njih vetveten. Pasi të pranosh kush je, ke pranuar këdo dhe të kanë pranuar. Aty e ndjen që je i lirë dhe i pavarur. Gruaja është forcë e madhe. Sado brishtësi ka ajo, aty i qëndron edhe pushteti.

 

 

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤