Ervis Nallbani; Gratë racionale janë seksi - Madame

Ervis Nallbani; Gratë racionale janë seksi

Për një njeri që ia ka kushtuar jetën disiplinës dhe perfeksionit duket se nuk ka gjë më sensuale të një grua sesa logjika e saj.  Me humor dhe batuta, balerini i vitit 2017 nga Çmimet Kult rrëfen sesi e sheh ai universin femëror. Botën duhet ta ndryshosh para martese, thotë Ervis Nallbani, sepse pas saj, mendon gruaja të ta ndryshojë…

7-1

Picture 1 of 6

E mbani mend dashurinë e parë? Kur ka ndodhur? Ku është ajo?

Patjetër! Viti 2000, në  Austri.

Po të fundit, apo e para është edhe e fundit?

S’i di më kuptimin. J

Çfarë kanë biondet që brunet s’e kanë?

I kane flokët bionde. J

Kur dëgjoni është ‘një grua e mirë’ çfarë u vjen në mend? Një grua, e kuruar apo e duruar?

Një grua e duruar.

Ç’do të thotë për një burrë “dashuria kalon nga stomaku?

Duhet të  pyes ata që  vuajnë nga kjo simptomë.

Martesa, zgjedhje apo zgjidhje?

Zgjedhje, por e kujt varet nga situata.

Tradhtia, pashmangshmëri e natyrshme apo devijim i paparashikueshëm?

S’e kam provuar, por ndoshta devijim i paparashikueshëm.

Divorci, stacion apo ndërprerje e dhimbshme?

Ndërprerje e dhimbshme.

Kur dëgjoni fjalën ‘grua’, cili është asosacioni i parë: Ajo apo Nëna?

Nëna.

Sikur gruaja të ishte një këngë, cila do të ishte ajo?

Laje, laje kryt si rosa! J

Dhurata e fundit që keni bërë për një grua?

Lule.

Aventura, ka emrin grua apo shkon përtej saj?

Shkon përtej saj.

Kur i thoni një gruaje që e doni?

Në momentin kur ajo ndihet e sigurt për mua.

Emma Bovary, heroinë apo viktimë? (Flober shkroi në hyrje të romanit të vet: ‘Zonja Bovari jam unë”. A je ti një ‘zonja Bovari?’)

Viktimë. Deri diku po,  sepse dhe unë jam natyrë pasionante.

Lady Macbeth, fatalitet apo shans në jetën e një burri? Ose e thënë ndryshe, Lady Macbeth ose gruaja që të shtyn drejt pushtetit apo suksesit absolut, çfarë i bën një burri?

E shtyn drejt pushtetit.

Po t’ju ndodhte të binit në dashuri me një prostitutë, do të vepronit si Richard Gere tek “Pretty Woman”? A do të braktisnit një biznes, karrierën, një betejë për një dashuri?

Ndodh vetëm në filma, se përndryshe do të ishte bazuar në histori të  vërtetë.

Më mirë një shef apo një shefe?

Varet nga profesioni. J

Bota ndryshohet para apo pas martese? Po një burrë?

Bota ndryshohet para, se po u martove ta ndryshon bashkëshortja. J

Çfarë konsideroni seksi te një grua?

Logjikën.

Nëse do t’i bënit një gruaje një pyetje të vetme, cila do të ishte?

A ka mundësi ta çoj televizorin  te kanali që dua unë?:P

Mendoni se gratë bëjnë shumë pyetje?

Aq  sa ndonjëherë thua me vete: “Si ta bëj mute?” 😀

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤