Ermonela Jaho në Washington DC: Faleminderit që më sollët një copë Shqipërie!

ermonela

Sopranoja e mirënjohur shqiptare Ermonela Jaho ngjitet për herë të parë në skenën e Operas Kombëtare të Uashintonit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me interpretimin e saj në rolin kryesor, në veprën e Xhakomo Puçinit, “Madame Butterfly”.

Sopranoja shqiptare me famë botërore nuk e fsheh në asnjë çast dashurinë e madhe për Shqipërinë dhe për skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë, të cilën e kujton me emocionin më të madh, paçka se ka interpretuar në teatrot më të mëdhenj të botës.

Në një foto të publikuar në profiling e saj në facebook në datë 7 maj, dalë me disa shqiptarë, ajo shkruan:
– Me disa bashkëatdhetarë pas premierës së Butterfly në Washington DC…. Faleminderit që më sollët një copë Shqipërie me vete (personeli i teatrit e ka porosi të veçantë për këdo shqipëtar që vjen dhe do të më takojë pas shfaqjes, nga hyrja e artistave)

ermonela-2

Ermonela do të interpretojë në teatrin e Kennedy Center në kryeqytetin amerikan deri më 20 maj.

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤