Ermal Meta, qyteti i Barit “i jep çelësat”

Ermal Meta arriti të fitonte zemrat e publikut italian me këngën ‘Non mi avete fatto niente’, me të cilën do të përfaqësojë Italinë në ‘Eurovision’ së bashku me Fabrizio Moro.

Përveç mesazhit të veçantë të këngës, Ermali i ka bërë të gjithë njerëzit ta adhurojnë për fuqinë e madhe që e ka shtyrë për të ecur përpara. Kur ishte vetëm 13 vjeç Ermali u nis me një pjesë të familjes së tij në Itali dhe aty do të ndërtonte të gjithë jetën.

Për këtë arsye dhe gjithë arritjet e tij në muzikë, këngëtari me origjinë shqiptare do të nderohet nga kryebashkiaku i qytetit të Barit me çelësin e qytetit. Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Ermali me anë të një postimi në ‘Facebook’.

“Ishte viti 1994 dhe isha 13 vjeç, erdha në një qytet që nuk e njihja. Kam takuar njerëz që nuk i kisha parë kurrë më parë dhe dëgjoja një gjuhë që nuk e flisja.

Gjithmonë shikoja këmbët e mia kur ecja. “Mos merr ndonjë hap të gabuar”, i thosha vetes, gjithmonë shikoja këmbët e mia, dhe isha i kujdesshëm ku i vendosja.

Mësova një gjuhë që nuk e dija dhe ngadalë fytyrat e të huajve u bënë miq. Qoshet e qytetit u bënë gjithnjë e më të njohura. Flisja pak, por ndjeja shumë.

Unë ecja duke parë këmbët e mia, e më dukej sikur në asfalt pasqyrohej qielli dhe vazhdimisht mendoja “çfarë do të bëhet me mua”? Atëherë hapat e mi një ditë u ndalën në dërrasat e drunjta dhe ngrita vështrimin. Isha në një skenë dhe dëgjova se ishte e vetmja gjë që doja të bëja, ky ishte i vetmi vend ku doja të isha.

E dija çfarë do të ndodhte me mua , kështu që fillova të fluturoja lart. Pas gjithë këtyre viteve qyteti i Barit më jep çelësat e tij dhe ndihem i nderuar dhe mirënjohës për t’i marrë ato.

Ata nuk hapin dyer, por kujtimet e mia më të thella. Faleminderit shumë.”, – ka shkruar Ermali.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤