Ermal Meta: Padrejtësitë në Sanremo më bënë për të qarë

Ai na bëri krenar fillimisht kur rrëmbeu çmimin e parë në Sanremo dhe më pas me paraqitjen e tij në Eurovizion.

Është fjala për këngëtarin e famshëm shqiptaro-italian Ermal Meta, i cili përmes një rrëfimi ekskluziv për publikun shqiptar tregoi jetën e tij.

Këngëtari i njohur shqiptar Ermal Meta, i shoqëruar nga kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj patën një bashkëbisedim me të rinjte tek Muzeu Kombëtar.

Fituesi i Sanremos 2018 u shpreh i lumtur që ndodhet ne Tiranë, teksa tha se gjuha shqipe ka një vend të veçantë në zemrën e tij pasi është gjuha e vendit të tij, ajo me të cilën u rrit.

Ermal Meta vlerësoi edhe përfaqësuesin e Shqipërisë në Eurovizion për këtë vit, Eugent Bushpepa, i cili sipas tij këndoi shumë mirë në Lisbonë.

Ermal Meta mbërriti në Tiranë si i ftuar i bashkisë së kryeqytetit për një koncert në sheshin “Skenderbej” këtë të premte.

Sot ai do të këndojë në sheshin “Skënderbej” dhe në mesditë iu përgjigj pyetjeve të disa gjimnazistëve në një takim në Muzeun Kombëtar

Çfarë e bën për të qarë Ermal Metën?

Ermal Meta: “Padrejtësitë në Sanremo, akuzat që më lënduan shumë dhe nuk më përkasin dhe ndenja në heshtje për dy ditë dhe nuk fola për dy ditë. Padrejtësitë më bëjnë për të qarë, dhe mbesa ime e vogël”

Ku e gjen frymëzimin?

Ermal Meta: “Frymëzimin e gjej kudo. Shumë në libra. Disqet janë plot me këngë, por nuk kanë muzikë, ndërsa librat janë plot me muzikë. Sa herë lexoj një libër, imagjinoj muzikën që mund ta shoqërojë atë. Dhe unë kërkoj gjithmonë ta shpreh. Muzika më zgjodhi mua, unë nuk zgjodha gjë. Po të zgjodhi nuk i thua dot jo.

Frymëzimi për “Vietato morire” dhe “Lettera a mio padre”

Kur shkruan një këngë nuk është se vendos, është kënga që të zgjedh, vjen jashtë.Kur kam shkruajtur këto këngë, në të dy momentet isha duke bërë diçka krejt ndryshe. Arti, muzika në veçanti, është shumë arrogante, nuk të kërkon leje kurrë. Fakti që nuk kërkon leje e bën fakt të kryer. Të vjen kënga njësoj si dikush që futet në shtëpi pa i rënë derës.E gjen në shtëpi dhe i thua: Ciao, ku ishe?! Isha brenda teje.Çdoherë që kam shkruar një këngë nuk kam marrë parasysh fare publikun, nuk shkruaj për të tjerët por për veten time.Prokupohem pasi e kam bërë jo përpara.

A i mungon Ermalit Shqipëria dhe publiku shqiptar?

Shqipëria më mungon çdo ditë, nga ana e gjuhës, zakoneve, ndjenjave. Dje kur erdha këtu më duket vetja si i dehur sepse fakti që dëgjoja gjithandej gjuhën time më dukej diçka e veçantë.Në të vërtet është shumë normale, gjëja e veçantë është atje, gjuhën time nuk e dëgjoj kurrë.Me sa e kuptoni e kam humbur dhe pak praktikën, e humbet praktikën e gjuhës por jo praktikën e zemrës.Atë nuk e humbet ndonjëherë.

“Non mi avete fatto niente”, kënga nuk mund të ndalojë luftën por…

Vendosëm të shkruanim këtë këngë sepse në gjithë Europën dhe në gjithë botën ka një ndjenjë frike, e përhapur. Ne si muzikantë, si autorë kënge nuk mund të bëjmë gjë tjetër veçse ta mbledhim këtë ndjenjë dhe ta transformojmë. Unë nuk besoj se një këngë mund ta ndalojë luftën por mund të japë një shpresë të vogël për ata që kanë frikë, që kanë ndjenja të tilla. Donim vetëm të thoshim se çdo gjë kalon. Të gjithë njerëzit nuk mendojnë kurrë se jeta e tyre do të mbarojë një ditë dhe mendonim dhe mendojmë se edhe ata më të egrit, më të këqijtë e gjithë njerëzit sikur të kishin menduar se jeta e tyre nuk do të kishte qenë pa fund, do të kishin shpenzuar më mirë kohën që kishin në dispozicion. Kjo këngë këtë do të thotë, koha do të kalojë dhe do të shërojë çdo gjë. Sepse jeta kërkon gjithmonë jetën, nuk kërkon gjë tjetër.

Projekt me këngëtar shqiptar?

Tani për tani nuk e kam akoma në plan por do të më pëlqente shumë.

Këngë në shqip?

Kam shkruar disa këngë në shqip por jam rritur në Itali dhe zhvillimin e kreativitetit nga ana e gjuhës e kam bërë në italisht dhe nganjëherë më bëhet shumë e vështirë të shkruaj diçka në shqip sepse gjuha shqipe është shumë e pasur si gjuhë me tinguj dhe nganjëherë bëhet shumë e komplikuar që të jap tingullin që unë kërkoj. Kam bërë dy, tre dhe më kanë pëlqyer si rezultat. Duhet studiuar, kam nevojë ta studioj në mënyrë më të saktë.

Tre këngëtarë shqiptarë në Eurovizion

Mendoj se ishte një eveniment shumë i rrallë ku ishin tre shqiptarë në Eurovizion që përfaqësonim vende të ndryshme. Mendoj se Eugenti ka zë të mahnitshëm. Nga të tre, ishte ai që këndoi më mirë. Ju falenderoj shumë për suportin, për 12 pikët, më erdhi shumë turp që Italia që nuk ju dha 12 pikë.Të them të drejtën kam bërë dhe një si gjysmë sherri me një atje për këtë arsye.

Nëse do Rilindja, do zgjidhja sërish Shqipërinë

Jam shumë krenar që jam shqiptar. Po shtoj edhe diçka. Një fëmijë nuk e zgjedh dot atdheun dhe vendin ku do lindë. Por nëqoftëse unë do të lindja prapë dhe do të kem koshiencë dhe do të kem mundësi të zgjedh, do të zgjidhja prapë të lindja këtu.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤