‘Enver Hoxha u përpoq të joshte mbretëreshën Geraldinë’

Enver Hoxha është përpjekur të joshi mbretëreshën Geraldinë. Kështu shprehet Alfred Peza në një promo të realizuar nga Mapo Edition, në një bisedë me Alda Bardhylin.
 
“Të gjithë ambiciozët e kësaj bote, e nisin nga fustanet rrugën e tyre drejt majës dhe është e pashmangshme që edhe Enver Hoxha të ketë flirtuar me Sarah Blloshmin, ashtu siç thuhet që ka flirtuar edhe me një nga Princeshat.
 
Ashtu siç do të flirtonte edhe me Mbretëreshën vetë më prapa. Arsyeja? Vetëm e vetëm që ti fitonte zemrën Mbretit Zog, për të arritur ambicien dhe synimin e tij”, thotë Peza.
 
Ka një traditë të konsoliduar tashmë “Mapo Editions” që kolanat e botimeve të saj, i mbështet me aktivitete promovuese dhe mediatike, ndërsa çdo libri i dedikon edhe një video të posaçme.
 
Nëpërmjet saj, synohet që ti qaset lexuesve me një mënyrë më të thjeshtë, interesante e tërheqëse, duke i ofruar si një mini film, fabulën e librit të ri që propozon.
 
E shoqëruar kjo jo vetëm me pamje dhe kolonë zanore por edhe me intervistën e autorit apo përkthyesit, por edhe me batuta joshëse që ngacmojnë çdo indiferent të letrave, për të vrapuar këto ditë në stendat e saj.
 
Për më tepër që nesër hapet edhe edicioni i 20 i Panairit të Librit, në hollin e Pallatit të Kongreseve, në Tiranë. Ja biseda e videos:
 
Zoti Peza, jemi në vitet ’30- ’40 dhe ju ndodheni në një lokal me Sarah Blloshmin, çdo bënit?

Do bëja atë që do bënte instikti i çdo mashkulli përballë femrës më të bukur të vendit të vet, të cilën nuk e ka përditë aq afër sa e kisha unë dhe e kam unë në këto çaste. Do mundohesha ti tërhiqja vëmendjen dhe të flirtoja me të. Nuk e di sesa do ia arrija!
Një nga njerëzit që shihej në shoqërinë e saj ishte Enver Hoxha…
 
Të gjithë ambiciozët e kësaj bote, e nisin nga fustanet rrugën e tyre drejt majës dhe është e pashmangshme që edhe Enver Hoxha të ketë flirtuar me Sarah Blloshmin, ashtu siç thuhet që ka flirtuar edhe me një nga Princeshat.
Ashtu siç do të flirtonte edhe me Mbretëreshën vetë më prapa. Arsyeja? Vetëm e vetëm që ti fitonte zemrën Mbretit Zog, për të arritur ambicien dhe synimin e tij.Ju thoni në libër që Enver Hoxha është përpjekur që të joshi edhe Mbretëreshën Geraldinë.

Po. Sepse në mendjen e ambiciozit shkon gjithçka dhe flirti me Mbretëreshën është rruga më e shkurtër për të fituar vëmendjen e Mbretit.Ju thoni që Mbretëresha Geraldinë e ka ditur gjithmonë raportin e Ahmet Zogut me Sara Blloshmin… 

Unë besoj se po. Është e pashmangshme. Po të lexosh me vëmendje kujtimet e saj, Ajo e kupton se deri në momentin që janë njohur, zemra e Tij, e gjithë vëmendja e Tij dhe Mbretëresha e Tij ka qenë dikush tjetër. Sepse ajo pranon me dhimbje që dashuria e tyre, është ajo e një rreth 50 vjeçari tashmë.

E Ahmet Zogut në emigrim, larg atdheut, larg Pallatit Mbretëror, larg ballove, larg vëmendjes, larg tapeteve. Ishte një dashuri tjetër (përpara kësaj), ndryshe. Ishte vetëm një dashuri e atillë, si ajo që mund të ketë patur, vetëm Sara Blloshmi me Ahmet Zogun.

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤