Entela Sula Prifti; Vjeshtë në Boston

View Gallery
26 Photos
Entela Sula Prifti; Vjeshtë në Boston
IMG_8322

Entela Sula Prifti; Vjeshtë në Boston
Fall

Entela Sula Prifti; Vjeshtë në Boston
Boston_Back_Bay_reflection

Entela Sula Prifti; Vjeshtë në Boston
SeaportLargeBoston

Entela Sula Prifti; Vjeshtë në Boston
Newbury Street in the Back Bay area of Boston is a vibrant shopping and people watching location.. Image shot 11/2013. Exact date unknown.

DM27R4 Newbury Street in the Back Bay area of Boston is a vibrant shopping and people watching location.. Image shot 11/2013. Exact date unknown.

Entela Sula Prifti; Vjeshtë në Boston
large

Entela Sula Prifti; Vjeshtë në Boston
IMG_8656

Entela Sula Prifti; Vjeshtë në Boston
IMG_8660

Entela Sula Prifti; Vjeshtë në Boston
IMG_8657

Entela Sula Prifti; Vjeshtë në Boston
IMG_0795

Entela Sula Prifti; Vjeshtë në Boston
image

Entela Sula Prifti; Vjeshtë në Boston
header_about_boston_cambridge_squares_harvard_f11a1802-5051-4874-8b51-8d9d652314c0

Harvard Lowell House, Cambridge, Massachusetts

Entela Sula Prifti; Vjeshtë në Boston
hp5

Entela Sula Prifti; Vjeshtë në Boston
freedom-trail-boston

Entela Sula Prifti; Vjeshtë në Boston
f6c6b0ec6d3ce465065a9d39c2339ce6

Entela Sula Prifti; Vjeshtë në Boston
Copley-Square-Trinity-and-Hancocks-HDR-2014-06-21-9029_30_31-2000

Entela Sula Prifti; Vjeshtë në Boston
Salem-Witch-Museum

Entela Sula Prifti; Vjeshtë në Boston
Cathedral_of_St._George_Historic_District_South_Boston_MA

Entela Sula Prifti; Vjeshtë në Boston
cc87846a5fbd2b80bace823355e5f45e

Entela Sula Prifti; Vjeshtë në Boston
Boston-Public-Library

Entela Sula Prifti; Vjeshtë në Boston
boston-harvard-square

Entela Sula Prifti; Vjeshtë në Boston
boston-city-nightlife__large

Entela Sula Prifti; Vjeshtë në Boston
Boston Prepares To Commemorate Year Anniversary Of Marathon Bombing

BOSTON, MA - APRIL 14: People walk past an electronic billboard reading "Boston Strong" near the finish line of the Boston Marathon, on April 14, 2014 in Boston, Massachusetts. Last year, two pressure cooker bombs killed three and injured an estimated 264 others during the Boston marathon, on April 15, 2013. (Photo by Andrew Burton/Getty Images)

Entela Sula Prifti; Vjeshtë në Boston
Alba_20Quincy.0

Entela Sula Prifti; Vjeshtë në Boston
7976603989_3fbab880b5_o.0

Entela Sula Prifti; Vjeshtë në Boston
6963655500_f9b6e9c615_b

Ka vite që jeton përtej oqeanit, por nga stinët që sheh të ndërrohen në Boston do të zgjidhte  vjeshtën. Jo për melankolinë sesa për spektaklin e ngjyrave që shfaqet në formën e gjetheve që mbulojnë qytetin.  Duke parë fotot e saj e kupton fare mirë se për ç’magji flet. Për ata që duan të vizitojnë qytetin ku gjurmët shqiptare janë shumë të forta,  Entela me dellin e dikurshëm gazetaresk, na bën udhë nëpër të gjithë atraksionet  dhe sjell këshilla shumë të vyera, që mund t’i marrësh  vetëm nga një vendas…

 

Foto: Eda Stefani

 

 

Kur je larguar nga Shqipëria dhe në cilin qytet të ShBA-së jeton?

Shqipërinë, familjen dhe miqtë i lashë pas në korrik të vitit 2008 pa e ditur se ky udhëtim drejt së panjohurës do të më kthehej në një destinacion të përhershëm. Emigracioni i dha një dimension të ri jetës sime personale dhe profesionale, si dhe në të njëjtën kohë më njohu me kultura e tradita pak ose aspak të njohura më parë, për mua. Amerikës jam përpjekur t’i marr e bej pjesë timen tiparet më të mira që më ka ofruar, duke i harmonizuar me traditën e kulturën tonë shqiptare. Pikërisht këtë ndërthurje kulturash mentalitetesh e gjuhesh po ua trashëgoj sot edhe fëmijëve të mi. Qyteti në të cilin jetoj më bën të ndihem e privilegjuar jo vetëm për historikun dhe arkitekturën që ofron, por edhe për personalitet botërorë (ndër ta edhe shqiptarë ) që kanë lindur e janë shkolluar këtu. Bostoni është i njohur jo vetëm për Harvardin e famshëm, MIT-n spitalet më të mirë në botë, stilin dhe elegancën, por edhe për një komunitet të madh shqiptarësh, të cilët që nga koha e Nolit e deri më sot kanë vepruar e veprojnë me sukses në fusha kyçe të jetës politike, profesionale e kulturore.

Megjithëse i përbërë nga njerëz të kombësive dhe racave të ndryshme, a e ke ndjerë veten te huaj në fillim kur shkove?

Edhe pse sot po flitet e punohet shume për një botë globale e pa kufij kam ndjesinë dhe bindjen që vendi i huaj mbetet i huaj ndaj dhe ka një emërtim të tillë. Këtë ndjesi nuk e kam vetëm personale apo për shkak të gjeneve. Më është kthyer në bindje edhe nga biseda me njerëz të thyer në moshë, të cilët e kanë rrahur kurbetin në një tjetër shekull e në të tjera kushte, apo me njerëz të kulturave të tjera si për shembull ajo aziatike dhe e Lindjes se Mesme, të cilët kanë mall për vendin e tyre po aq sa ne shqiptaret. Në rastin tonë, të shqiptarëve, historia dhe izolimi 50 vjeçar e bëjnë akoma dhe më të vështirë idenë e të qenit qytetar i botës. Do të duhen shumë shekuj, në aspektin kulturor e ekonomik, që ne mos të ndihemi të huaj larg Shqipërisë.
Sa kohë t’u desh të ambientoheshe me qytetin dhe e ndjen tani ShBA si “vendin” tënd?

Të ambientuarit apo përshtaturit me një vend të ri është proces dhe jo cikël. Është një proces shumëplanësh që përditësohet me kohën dhe vitet që njeriu shpenzon në atë vend. Ndaj unë vazhdoj të jem pjesë e procesit. Këtë proces ka filluar të ma bëjë më të lehtë vajza ime katër vjeçare Emma, e cila jo vetëm më pasuron në njohuri dhe më korrigjon në gabime, por nëpërmjet saj unë po ndërtoj e jetoj një fëmijëri të panjohur më parë për mua në këtë vend.

Amerikën nuk do ta ndjej si vendin tim për një kohë të gjate, të paktën jo derisa të kem barazuar vitet e shpenzuara mes dy vendeve. Edhe nëse do të zgjidhja ta ndjeja Amerikën si vendin tim ka shume gjëra, të mëdha e të vogla, në jetën dhe të përditshmen time që më kujtojnë se Amerika do te mbetet gjithmonë ajo “dashuria” e dytë. Por sigurisht do i jem pafundësisht mirënjohëse vendit tim të ri për bujarinë, mundësitë, mos paragjykimet, meritokracinë dhe barazinë që më ofron çdo ditë.

 

 

When in Boston…

 

Vendet për të mos u humbur

Oh, janë shume dhe kjo në varësi të shijeve personale. Bostoni konsiderohet një mini Londër ndaj çdo njeri që viziton Bostonin merr me vete kujtimet më të bukura. Planifikoni një udhëtim disa javësh nëse dëshironi ta shijoni të plote magjinë e këtij qyteti. Nëse do të përshkruaja një foto të sapo shkrepur në Boston, do të shihni se këtu gjeni muze të ndryshëm si “ Museum of Fine Arts” “Elizabeth Garden” Museum, Museum of Science, Children Museum, etj. Fansat e sportit mund të shijojnë një ndeshje basketbolli në TD Garden ose një të bejsbollit në Fenway Park. Park Street është tepër tërheqës për turistët, por edhe guidat e quajtura “Boston Duck Tour” janë shumë popullore. Freedom Trail është një tjetër atraksion turistik. Kjo rrugë prej 2.5-milje e gjate përshkruhet më këmbë dhe të tregon nëpërmjet shpjegimeve historike krijimin e Amerikës. Ndërsa zona e Seaport është mjaft e njohur për restorantet e reja dhe jetën e natës. Nuk mund të lë pa përmendur Copley Square dhe Bibliotekën gjigande të qytetit. Qershia mbi tortë do të ishte Kisha shqiptare e “Shën Gjergjit”.  Kjo kishë është themeluar nga Fan Noli dhe elementet historikë që do të gjeni aty janë të jashtëzakonshëm. Nëse do t’i largoheshim zhurmës dhe ritmit të metropolit, Rockport, Newbury Port apo Salem janë disa prej qytezave ku mund të shijoni qetësinë e oqeanit, rrugët me kalldrëm, dhe histori shtrigash. Por këto janë fare pak nga dhjetëra atraksione turistike që ofron Bostoni gjatë 12 muajve të vitit. Për hir të së vërtetës sot në epokën e internetit, rrjetet sociale dhe Google Earth këshillat mund të duken disi demode. Çdo njeri është vetëm një klikim larg vendit që dëshiron të shohë e vizitojë.

 

Koha më e mirë për ta vizituar

Unë do ta vizitoja Bostonin pafundësisht në vjeshtë. Spektakli që dhurojnë ngjyrat e gjetheve është i mrekullueshëm. Të duket vetja si pjese e një tabloje ku piktori nuk lodhet së hedhuri ngjyra në telajo. Por edhe pranvera është po aq e magjishme. Ajo vjen si një ringjallje plot gjelbërim e lule pas dimrit të gjatë e të lodhshëm.
Ku të kthesh një gotë

Nëse do të jeni në Boston mos lini pa vizituar restorantin shqiptar “Alba” në Quincy. Ky restorant do ju përkëdhelë krenarinë e të qenit shqiptar, nëpërmjet simboleve që e vijnë në formën e pikturave të varura në mur apo përkrenares së Skënderbeut stampuar në çdo gotë që gjendet në tavolinë. Ai gjithashtu ofron edhe një ushqim shumë cilësore ku do të gjeni elemente të traditës shqiptare përzier me atë amerikane.
Ku ta shijosh kulinarinë vendase

Cape Cod njohur ndryshe dhe si zona bregdetare e Massachusetts është oazë i kulinarisë vendase. Kjo zonë është destinacioni më popullor për të kaluar sezonin veror dhe në restorantet e Cape-it do të gjeni vetëm prodhime të detit gatuar kryesisht në friturë, por mbi të gjitha të famshmen Cream Chowder Soup, e cila konsiderohet si ushqimi më karakteristik në kolanën e ushqimeve tradicionale të shtetit Masachusetts. Të ashtuquajturat “Fish Towns” që gjenden përreth Bostonit kane një traditë më të pasur të kulinarisë vendase krahasuar me qendrën, e cila në restorantet e shumtë ofron shije dhe aroma të kuzhinave ndërkontinentale.

 

Ku të bësh shopping

Newbury Street është rruga më e famshme në Boston për të bërë shopping. Ajo është një Fifth Avenue në miniature. Kjo rrugë në të dyja anët e saj të ofron brandet më të njohura të modës të reklamuara me shumë stil në vitrinat plot ngjyra e drita. Shopping në këtë rrugë ua dobëson kuletën në fare pak minuta ndaj një alternativë e dytë për të bërë blerje më ekonomike është qendra tregtare Prudential . Vendosur në zemër të Bostonit qendra Prudential të ofron dyqane të shumte ku dizajnët janë një miksim mes stilistëve amerikanë dhe atyre europianë.

 

Si të njihesh me vendasit

Amerikanet janë shumë miqësorë dhe të sjellshëm. Me ta mund të flasësh kudo: në metro, parqe, restorante apo klubet e natës. Nuk ngurojnë kurrë të të ndihmojnë nëse kërkon një informacion apo të futen në biseda të gjata nëse u bën një kompliment. Mos harroni asnjëherë t’u thoni faleminderit vendasve ose të stamponi në fytyrë një buzëqeshje sa herë do të përballeni me ta. Këto elemente të mirësjelljes janë tipare themeltare të kulturës së tyre.

 

Ku të shpengohesh netëve

Klubet që ofron jeta e natës në Boston janë të panumërt. Secili prej tyre është i veçantë për shkak të stilit dhe muzikës që ofron. Por gjatë muajve të verës më të preferuarit janë Launge-t. Të vendosur në hapësira të hapura kryesisht tarraca, aty jo vetëm mund të dëgjosh muzikë të mirë, por edhe të kthesh një gotë në qiell të hapur. Ndryshe nga qytetet europianë, jeta e natës në Boston është tepër e shkurtër. Ligjërisht muzika dhe zhurmat e jetës së çmendur të natës shuhen fiks në orën dy të mëngjesit.
Këshilla ekstra

Dimri në Boston është i ashpër e i gjatë dhe temperaturat bien nën 0 gradë Celsius. Nëse do të vizitoni Bostonin në këtë periudhë do ju duhen rroba të ngrohta dhe një krem i mirë hidratues për fytyrën. Nëse do të vizitoni Bostonin gjatë festave zyrtare, me shumë gjasa çmimet e hoteleve do te jene më të shtrenjtë. Sistemi i metrosë në Boston mbulon pjesën më të madhe të pikave turistike, por nëse do ju duhet të lëvizni me automjet, Uber është një shërbim i ri taksi, që ofron çmime më të lira sesa klasikja “Yellow cab”

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤