Enkel Demi: Në radio i hajthëm, në televizor nuk i fsheh kilogramët

edi oga enkel demi (1)

1. Në ç’destinacion të çon ‘makina me dy timonë’?
Ka kohë që nuk punon më në shërbim taksi, kështu që na çon në drejtime të ndryshme, kaotike, në varësi të radios që ju përdorni. Dje ishte fjala vjen në Sharrë, ku zhvilloi rubrikën “Vdekja dhe ne”, te motelet ngjitur me varrezat.

2. Pse nuk ka asnjëherë pasagjerë?
Nuk kemi kasë fiskale. I thamë zonjës së Tatimeve, por ajo na u përgjigj: “E ku qëndron problem këtu?”

3. Kush është Keli në radio vs Keli në televizion?
Në radio është i hajthëm, në televizor kilogramët nuk i fsheh dot.

4. Çfarë bën më mirë Keli gjatë emisionit që s’e bën Edi?
Gatuan shkëlqyeshëm dhe mbron qeverinë, bashkinë, Kuvendin, doktorin dhe ngulmon në rubrikën “Lum si ne që jetojmë në Shqipëri”.

5. Çfarë rrugësh përshkon makina juaj? Ku kalon ajo?
Në rrugët e atdheut tonë që ka rilindur së bashku me ne. Ku paskemi qenë më parë? Janë rrugët pa gropa, telashe dhe me puseta që nuk ta thyejnë me makinën në mes. Janë në të njëjtat rrugë ku shkeli kineasti i Kongresit të Partisë Socialiste.

6. Cila është tema më e çuditshme që keni trajtuar në emision, në radio?
Janë disa: Përse Guardiola në skemat fituese të Bayern përfshin edhe gjyqtarin e ndeshjes? Përse kolegu krihet te pellgjet me ujë para banesës së tij? Çfarë ka më shumë se Grida Duma, Kim Kardashian? Ka dhe plot të tjera, sepse emisioni ynë është divulgativ.

kel-demi

7. Sa i tërhequr je prej famës?
Pak a shumë ose aspak.

8. Cili është profesioni që do zgjidhje nëse do ishe përsëri në moshën për të zgjedhur?
Do të zgjidhja pa hezitim profesionin: anëtar i FRESSH.

9. Çfarë nuk duhet të thuhet gjatë emisionit tuaj?
Që Shëndetësia nuk është falas.

10. Çfarë thuhet në emisionin tuaj që nuk thuhet askund tjetër?
Thuhet që: Arian Çani është mendimtar. Bleona nuk ia hap telefonin Steven Segal dhe Shqipëria do të fitojë Europianin në finale me Gjermaninë me rezultatin 3 me 1, ku do të ketë një autogol nga Shkodran Mustafi në fund të ndeshjes.

11. Cili është difekti i Edit që s’do ia thoje kurrë në sy atij?
Nuk e them.

enkel-demi

12. Nga 1-10 sa i sinqertë ishe gjatë kësaj interviste?
10!

13. Je supersticioz?
Aspak. Kthehem kur ma pret rrugën macja e zezë.

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤