Ëmbëlsira të thjeshta të përgatitura në shtëpi

Para shumë vitesh, tregu shqiptar nuk kishte kaq karamele e çokollata sa ka tani. Dhe nënat bënin të pamundurën për të kënaqur dëshirat e fëmijëve. Me ato pak përbërës që gjendeshin në atë kohë mundoheshin të realizonin receta të shijshme. Një nga këto receta ishin edhe bonbonet.

E kush nuk e kujton erën e karamelit që mbushte gjithë shtëpinë. Këto bonbone të bëra thjeshtë me qumësht, sheqer e pak gjalpë ishin një festë për gjithë familjen.

Përbërësit për Receta për bonbone
1 liter qumësht i freskët
2 kg sheqer
80 gr gjalpë

Përgatitja
Në një tenxhere të thellë hedhim të gjithë përbërësit. I ziejmë me zjarr shumë të ulët duke i përzierë vazhdimisht. Duhet ta lemë të ziejë përreth një ore, derisa të arrijmë një masë të trashë e homogjene.

Më pas e lemë pak të ftohet dhe e hedhim në forma. Pasi janë ftohur komplet dhe bonbonet janë forcuar, i heqim nga forma dhe i shërbejmë.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤