Ema Andrea e jashtëzakonshme, del topless në shfaqje - Madame

Ema Andrea e jashtëzakonshme, del topless në shfaqje

Sonte premiera në “Tulla Center”, aktorja në rolin dramatik të nënës: në provën gjenerale për mediat nuk janë lejuar kamerat të xhirojnë skenat tronditëse

Ema Andrea 1

Picture 1 of 7

Drama ‘Mother and Child’ e norvegjezit Jon Fosse duket se ka përmbushur pasionet etike dhe estetike të regjisorit boshnjak, Dino Mustafiç.

Duke pasur sigurinë e aktrimit të Ema Andreas, Mustafiç shfaqet sërish tronditës në Tiranë.

Një natë më parë, në provën gjenerale, shfaqja për mediat ka qenë në kushte sigurie të kamerave për të mos filmuar skenat tronditëse kur Ema Andrea zhvishet topless duke u derdhur qumështi mbi sisët e saj, dhe aktori i ri, Mateo Llupa, kryen aktin e rebelimit.

Një skenë e rëndë psikologjike, krejtësisht e justifikuar nga tensioni i veprës e ka çuar Mustafiç të ketë këtë propozim skenik, referuar asaj që pak është e prekur në teatrin shqiptar: skena alternative.

E shfaqur në “Tulla Center”, kjo performancë ndan spektaklin nga pjesa e dramës shqiptare, duke lënë një ngasje psikologjike herë si një e largët e kompleksit të Edipit, por pak të marrë prej saj, dhe herë një përgjigje për pyetjet e mëdha që sundojnë femrën.

Mustafiç në konferencën e mbajtur për mediat ndan shqetësimet që shoqërojnë dhe këtë pjesë të Ballkanit, duke thënë se çdo pyetje që hapet nga shfaqja shndërrohet në mënyrë performative në skenë.

Ndërsa duke shprehur besimin tek aktorët, e sidomos në rastin e Ema Andreas, Mustafiç thotë se publiku ka përballë jo vetëm një akt estetik, por edhe një ngjarje sociale.

Marrëdhënia e vlerësuar në këtë rast, nënës dhe të birit, është konsideruar mjaft interesante sidomos për shoqëritë tradicionale…

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤