Elia Zaharia Unë dhe Geraldina

 

cover-online

 

Celebrimi i saj me Princin Leka II do të jetë ngjarja e dytë më e madhe e familjes mbretërore brenda trojeve shqiptare. Pas 78 viteve, në të njëjtin pallat, në Tiranë trashëgimtari i mbretit Zog, do të lidhë kurorë me Elia Zaharian, duke evokuar glamour-in e asaj ngjarjeje të rëndësishme të mbështjellë me shkëlqim e luks e që kumboi në të katër anët e botës. Ajo rrëfen tetë vitet e dashurisë që kurorëzohen me rrathët e martesës të krijuara nga shtëpia e stolive Byshanasa-Geneve-Jewellery dhe emblemën e Skënderbeut mbi kryet e princeshës së re, por edhe detajet e fustanit të bërë me porosi nga një stiliste shqiptare, të ftuarit nga e gjithë bota dhe interesin e mediave ndërkombëtare që ashtu siç bënë për monarkun e parë shqiptar, tregojnë interes edhe për trashëgimtarin e tij. Ajo flet si e ka njohur përmes rrëfimeve Geraldinën, trëndafilin e bardhë të Hungarisë dhe mbi përgjegjësitë për ta çuar trashëgiminë përpara

Nga Suadela Balliu
Foto: Armand Sallabanda

 

Pak ditë ju  ndajnë nga ceremonia e martesës. A mund të na zbuloni  disa detaje paraprake? Sa të ftuar do të ketë, vendi ku do të bëhet ceremonia, emocionet e fustanit të bardhë, unazat, e të tjera detaje si këto…Përpos stresit që ka çdo nuse, a është kjo ngjarje përmbushja e një ëndrre?

Dasma po afron dhe tashmë shumë detaje janë bërë publike. Me shumë se një dasmë, gjatë këtyre gjashtë muajve të fundit që kur vendosëm të shpallim datën e lidhjes në kurorë, kemi punuar me të gjithë energjinë tonë për të krijuar një event ku të festojmë me sa më shumë miq e dashamirës. Numri i të ftuarve është i konsiderueshëm  dhe përsëri jemi të ndërgjegjshëm që nuk kemi mundur të ftojmë të gjithë njerëzit që do të donim të kishim pranë. Megjithatë, programi i datës 8 tetor është i përbërë nga disa evente të ndryshme, gjë që mundëson përfshirjen e sa më shumë miqve.

Dita do të nisë me ceremoninë e kurorëzimit në  Pallatin Mbretëror i njohur si Pallati i Brigadave ne praninë e 300 të ftuarve, pasuar nga një pritje ne Rezidencën Mbretërore ku do të ketë rreth 500-600 të ftuar. Atë ditë do të mbaj dy fustane të ndryshme, gjithsecili me rëndësinë e tij, pasi do i përshtaten eventeve të ndryshme. Një nga kënaqësitë e mia lidhur me fustanin e bardhe është krijimi mbi qëndismat e motiveve tradicionale. Unë kam besim në talentin dhe dashurinë e stilistëve shqiptarë, ndaj dhe kam dashur t’ua besoj këtë krijim!

Unazat e martesës kanë ardhur në Shqipëri përpara disa javësh. Ato janë krijuar nga shtëpia e stolive Byshanasa-Geneve-Jewellery. Kemi përzgjedhur ngjyrën e bardhë me gurë diskretë për mua dhe rrethin klasik për Princin. E rëndësishme për ne, ishte të bënim një zgjedhje sa më elegante, por edhe bashkëkohore e praktike. Është e rëndësishme që unaza e martesës të qëndrojë në dorë pa interferuar me stilet e ndryshme te veshjeve, te mos kapen gurët në veshje etj. Unazat që kemi përzgjedhur përshtaten edhe me natyrat tona sportive.

Nuk mund ta fsheh që të gjitha këto përgatitje shoqërohen me dilemat e tyre, me vështirësinë në zgjedhje, sidomos për një natyrë si unë pasi përpiqem të jem aktive në çdo hallkë të organizimit. Sidoqoftë kam pasur dhe kam ndihme dhe mbështetje nga organizatorët dhe mikeshat e mia, që më kanë lehtësuar pa masë gjatë këtyre muajve me impenjimin e tyre maksimal. Nëse distancohem nga impenjimi që kjo dasmë kërkon, padyshim që është realizimi i një ëndrre. Besoj se për çdo çift që lidhet ne martese, altari ku premtojnë dashuri është realizimi i një ëndrre. Në këtë pikë ngjajnë pothuajse të gjitha dashuritë.

*Të plotë e gjeni në numrin e ri te Revistës Madame Mapo

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤