Elena Abdillari, pse nuk donte policia që 23 vjeçarja shqiptare të hynte në Itali?

Elena Abdillari humbi jetën pasi taksia në të cilën udhëtonte u godit!

Policia vijon kërkimet për të arrestuar të dyshuarin si autor të përplasjes së ndodhur mbrëmjen e 21 shkurtit në autostradën Durrës- Tiranë. Benzi përplasi një makinë taksi duke shkaktuar të vdekur shoferin e taksisë,  Bujar Agalliu,  si dhe pasagjeren 23 vjeçare Elena Abdillari .

Ora News mëson se kërkimet  për Fatjon Zhaporjen janë përqëndruar në zonën e Krujës dhe Laçit. Dyshohet se Fatjoni është ndihmuar nga një person i dytë për t’u largur nga vendi i aksidentit. Mendohet se ai është larguar me makinë tjetër pasi ka braktisur makinën me të cilën u shkaktua aksidenti.

Ndërkohë Dardan Gjeka, që figuron si pronari i makinës ka dëshmuar se ia ka shitur makinen Fatjon Zhaporjës.

Ora News mëson se Dardani është paraqitur ne policia dhe ka deklaruar se e ka shitur makinën Fatjonit.

Ndërkohë në sistem rezulton se makina eshte akoma ne pronesi te Dardanit .

Aksidenti tragjik u shenua rreth ores 23:30 minuta. Elena Avdillari 23 vjeçe po udhëtonte me taksi  nga Durrësi drejt Tiranës, për tu rikthyer në banesë, ku nuk mbërriti kurrë. Makina u godit nga pas nga një makinë BENZ, që sic mësohet nga Grupi hetimor udhëtonin me shpejtësi të lartë rreth 150 km/h.

Të tjera detaje janë zbuluar për 23 vjeçaren e cila humbi jetën në aksidentin e të mërkurës mbrëma në autostradën Tiranë-Durrës.

“Panorama” mëson se Elena Avdillari ka hyrë rreth orës 21 të mërkurën dhe ka bërë check-in në Portin e Durrësit. Pas check-init, Avdillari është kthyer nga policia kufitare pasi kishte shumë hyrje-dalje nga Shqipëria drejt Italisë. Vetëm, për vitin 2017 mësohet se 23 vjeçarja ka bërë 14 hyrje në këtë port.

Po ashtu mësohet se policia italiane kishte informacione se Elena Avdillari punonte në punë të paligjshme në shtetin fqinj dhe për këtë autoritetet italiane i kishte kërkuar autoriteteve shqiptare për mos lejimin e saj drejt Italisë.

E reja nisej drejt Italisë me traget nga Durrësi dhe kthehej me avion nga Rinasi.

E reja kishte tentuar të udhëtonte edhe në 10 janar drejt Italisë, nëpërmjet aeroportit të Rinasit, por sërish e kishin kthyer.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤