Einxhel Shkira: Vera, çfarë biznesi!

IMG_9019

Prezantuesja bukuroshe e klasifikimit “hip-hop” në kanalin muzikor “MAD” zbulon detajet e verës së nxehtë, që këtë vit ka vendosur t’i kaloj buzë pishinës. E jo vetëm për të pushuar… Një editorial fashion ndryshe nga të tjerët. Edhe sytë kanë nevojë të vishen, sidomos nën diellin përvëlues


A kanë nisur pushimet zyrtarisht për ty?
Deri tani s’kam bërë asnjë pushim. Së fundmi jam angazhuar në fushën e biznesit duke marrë në pronësi pishinën e “Mai Tai” dhe po merrem me drejtimin e saj dhe jam fokusuar më shumë te puna dhe po e alternoj me televizionin dhe me pak pushim, kur gjej hapësirë. Pushimet zyrtarisht për mua nuk kanë nisur por jo zyrtarisht jam pushime gjithë vitin pasi për momentin puna ne televizion është part-time dhe më jep luksin të pushoj herë pas here.

IMG_9035

E ke mbyllur sezonin televiziv?
Sezonin televiziv e mbyllim nga mesi gushtit –vetëm për dy javë –por transmetimet do të vazhdojnë me emisione ekstra dhe klasifikimet e këngëve më verore hip-hop.

Si ka qenë ky vit për ty, nëse mund të bëje një bilanc?
Do të doja të thosha të vërtetën, por kam frikë se më marrin më sysh.
Ky vit ka pasur dhe vështirësitë e veta pa diskutim, por sadisfaksioni që kam marrë ka qenë aq i madh sa çdo pengës apo çast delikat është harruar dhe ajo që ndjej tani është vetëm kënaqësi.
Televizioni ka qenë një dëshirë e imja dhe deri tani them se jam e kënaqur e aty ku do doja te isha, bashkëngjiti kësaj dhe ambicien për të pasur diçka timen që së fundi e kam bërë realitet.
Që kështu mund ta merrni vetë me mend që si fillim më shumë se kaq s’kam ku e çoj bilancin e arritjeve për këtë vit.

IMG_9044

Përveç pasionit për televizionin është edhe modelingu, apo jo?
Me modeling të mirëfilltë nuk jam marre asnjëherë pasi nuk më tërheq dhe aq. Kur kam kohë të lirë, mundësi apo për punë bëjnë ndonjë photosession, por më shumë për argëtim apo hobi pasi s’mund ta quaj vërtet një pasion timin.

Cilin nga të dy e sheh si karrierën tënde jetëgjatë?
Nuk është se e shoh veten tek modelingu, aq më pak si një karrierë. Televizioni më pëlqen dhe argëtohem teksa bëj punën time, e bej vërtet për pasion këtë punë , prandaj nëse dhe televizioni do me dojë mua po aq sa e dua unë them se do të kemi një marrëdhënie jetëgjatë bashkë.

IMG_9103

Në Mad prezanton muzikën hip-hop. Vetë je fanse e kësaj rryme? Cila është muzika që preferon të dëgjosh?
Jam vërtet një fanse e kësaj rryme, të cilën mund ta quaj si një art ose kulturë më vete të cilën e dua çdo ditë e më shumë dhe jo më kot jam prezantuesja e këtij emisioni. Unë pëlqej dhe dëgjoj çdo lloj muzike, por ajo që mund ta dëgjoj në çdo ore të ditës pa m’u mërzitur kurrë është hip-hop.


IMG_9240

Përveç punës në televizion, cilat janë angazhimet e tua? Studion? Cilat janë planet profesionale për të ardhmen?
Jam diplomuar si menaxhere e mesme dhe po merrem me administrimin e një biznesi personal, një pishinë të cilën dua ta transformoj në një vend shume ekskluziv, pikërisht pishina ku janë realizuar fotot nga mjeshtri Armand Sallabanda. Ndërkohë studioj Arkitekturë dhe paralelisht me këto vazhdoj emisionin tim në MAD TV . Në secilën prej tyre kam ambicie dhe plane të mëdha. Prandaj planet e mia për të ardhmen janë të shumta dhe ne cilëndo nga këto të kem sukses do e shihja me qejf si të ardhmen time pasi karriera ideale për mua do ishte njëra prej të trijave, por pse jo edhe një ndërthurje mes tyre do të ishte perfekte për mua.


IMG_9171

Ku do i kalosh pushimet këtë vere?
Për momentin po i kaloj pranë pishinës sime. Nuk është dhe aq keq por si një tifoze e pushimeve kam planifikuar dhe disa ditë me shoqet diku jashtë Shqipërisë pasi kam vërtet shumë nevojë për një shkëputje disa ditore.


IMG_9199

Je nga ato vajza që i kushton rëndësi pamjes se jashtme edhe kur je buze detit? Cili stil te karakterizon gjate muajve te nxehte?
Jam nga ato vajza që aq sa i kushtoj vëmendje aq edhe nuk i kushtoj. Mundohem të jem gjithmonë e kujdesshme me zgjedhjet që bëj. Sado casual të jetë veshja unë përpiqem të realizoj kombinimin e duhur të ngjyrave, materialeve dhe stilit. Sigurisht të përshtatshëm për ambient plazhi apo pishine. Kam nje stil timin shumë të personalizuar dhe jo domosdoshmërisht me hapin e modës së fundit dhe është një përzierje mes fashion, trendy, sport dhe sigurisht pak sexy në të (verës i duhen pak doza të forta nxehtësie edhe në look).Ky stil mendoj që më përshtatet më së miri me tipin tim dhe është shumë i rehatshëm për natyrën time disi kapriçioze.

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤