E pse të martohesh?

Woman holding engagement ring, close-up (focus on ring)

Liria për të ndjekur karrierën dhe për të pasur diversitet seksual pa pasur frikën e shtatzënisë së padëshiruar, e ka kthyer martesën në një zgjedhje dhe jo fat. Gratë single i japin formë të re martesës, politikës dhe ekonomisë

 

“U martova për herë të parë kur isha 37 vjeç. Gjeta burrin që doja,”  -u  shpreh Helen Gurley Brown për faqen e parë të “Sex and the Single Girl”, një bestseller  i vitit 1962. Ajo arriti të gjente një mashkull inteligjent, seksi  dhe shumë të suksesshëm edhe pse nuk ishte shumë brilante apo me gjoks  të madh. Por në kohën që u njohën ajo ishte gati për të, sepse kishte kaluar dy dekada si një grua single dhe kishte perfeksionuar anën e saj profesionale dhe aftësitë në shtrat. “Martesa është sigurim për vitet më të këqija të jetës,” shtoi ajo. “Gjatë viteve më të mira, nuk ke ç’e do një burrë.”

Brooke Hauser shkruan në “Enter Helen”, një biografi plot ngjyra, por Brown arriti të shiste edhe në terma për të kënaqur meshkujt. Si redaktore  e Cosmopolitan-it nga viti 1965 deri në vitin 1997, ajo e transformoi nga një revistë familjare në një revistë me më shumë pikëpamje seksuale që pati një sukses të madh për gratë që nuk ishin ende të gatshme për t’u bërë nëna dhe bashkëshorte, që kërkonin vëmendjen e meshkujve gjatë  gjithë kohës. Feministët ankoheshin për kopertinat e revistave të tejmbushura me vajza me gjoksin jashtë, me dieta për të humbur kilogramë, me qerpikë falsë, por gjithsesi shumë gra mësuan si të shmangnin shtatzënitë e padëshiruara dhe si të siguronin një rrogë. Përpara se Betty Friedan –i  të nxirrte në pah mitin e shtëpiakeve të lumtura në “The Feminine Mystique” në 1963, Brown i këshillonte femrat që ta jetonin jetën përpara se të vendosnin të martoheshin. Rebecca Traister shkruan për “All the Single Ladies” mbi rritjen e numrit të femrave single në Amerikë, si pasojë e zgjedhjes së tyre për të pritur gjatë përpara se të martohen, ose të mos martohen fare. Liria për të ndjekur karrierën dhe për të pasur diversitet seksual pa pasur frikën e shtatzënisë së padëshiruar, e ka kthyer martesën në një zgjedhje dhe jo fat. Deri më 2009-ën, gjysma e amerikanëve të rritur, më pak se 34 vjeç, nuk janë martuar kurrë, me një rritje prej 12% në më pak se një dekadë. Femrat e pamartuara janë për herë të parë, më shumë në numër se ato të martuarat.

Smiling teacher sitting on desk in classroom

Gratë single po riformësojnë politikën. Ato shqetësohen më shumë për të drejtat riprodhuese dhe pagat e barabarta, por kanë mbështetur demokratët për presidencën që në vitin  1988. Por votat e tyre u ndanë: Më 2012 –ën  Mitt Romney mori votat e grave të martuara, ndërsa ato të pamartuarat mbështetën Obamën, duke i dhënë avantazh me 36 pikë. Femrat single përbënin çerekun e numrit të votueseve dhe ato garantonin rizgjedhjen e tij. Ato mund të kenë një rëndësi më të madhe këtë vit: një sondazh së fundmi tregon se Hilary Clinton, kandidatja demokrate , ia ka  kaluar kandidatit republikan, Donald Trump, me 52 pikë më shumë mes femrave të pamartuara.

Businessman and businesswoman reviewing paperwork on urban balcony

Martesa e vonuar ka dhe efekte ekonomike

Femrat nga 25 deri në 34 vjeç, janë gjenerata e parë që e fillojnë karrierën baras me meshkujt, duke fituar 93% të rrogës së tyre. Tani femrat blejnë shtëpi me vlera më të larta se meshkujt single, një hap më i madh në krijimin e pasurisë së pavarur.

Këto tendenca  kanë disa përplasje konservatore për mohimin e familjes, por Traister-i argumenton e bindur se “femra e rritur e pavarur” është e mirë për martesë. Divorcet e viteve 1970-1980 kishin shifrat më të larta, sepse gratë që ishin në martesa jo të lumtura dhe që kishin nxituar për t’u martuar, zbuluan se mund të krijonin vetë rrugën e tyre. Ky bum divorcesh frymëzoi gjeneratën e re të tërhiqej nga martesa nëse ajo do të ishte e dështuar. Tani që martesa është thjesht një zgjedhje mes shumë të tjerash, shumë gra po betohen para altarit, por ama kanë tendencën të jenë të lumtura dhe në marrëdhënie funksionale.

Numri i  divorceve është në rënie tashmë

Përtej stereotipit se femrat që bëjnë karrierë konsideroheshin si lënesha, e vërteta është se tani këto femra janë ato që arrijnë të zgjedhin partnerët e duhur. Traister vetë thotë se karriera e saj e suksesshme si gazetare në New York e bëri më të thjeshtë për të ishte e përmbushur deri në të 30-at e saj, deri sa gjeti dashurinë e jetës me të cilin u martua: “Përfundova në një martesë të lumtur, sepse jetova në një periudhë ku mund të isha e lumtur edhe pse single.” Gratë kërkuese po bëjnë që dhe burrat të evoluojnë; numri i baballarëve që qëndrojnë një shtëpi në Amerikë është dyfishuar dekadën e parë të këtij shekulli.

how-to-be-single-dakota-johnson-leslie-mannJo të gjitha gratë e festojnë

Për disa,  beqaria është fat i keq dhe jo zgjedhje. Jashtë qyteteve të mëdha, gratë të cilat janë të pamartuara deri në të tridhjetat  e tyre, zakonisht janë objekt bisede. Për ato të cilat shpresojnë të bëhen mama, biologjia vendos kufij të fortë edhe mosha e pjellorisë  është rritur mes viteve 1990 deri më 2008-ën  me 64%, deri në moshën 35-vjeçare.

Në veçanti, gratë e varfra single përballen me një panoramë tjetër. Jo të gjitha janë të pamartuara prej zgjedhjes: Numri i lartë i të burgosurve në Amerikë ka zvogëluar sasinë e burrave. Të jesh prind single është e lidhur drejtpërdrejtë me të qenit i varfër. Konservatorët nxjerrin martesën si antidot të kësaj situate: qeveria ka harxhuar miliarda dollarë në programet pro-martesave. Traister i jep rëndësi edukimit, punëve të shtëpisë dhe kujdesit për fëmijët, duke parë se në vendet e Europës veriore, numri i martesave ka rënë , pa u rritur varfëria.

Traister feston për avancimet që janë krijuar në këtë periudhë. Por bashkë me zgjedhjet  dhe subjektin e “lëneshave” , libri më i shitur i Kate Bolick –ut  për të krijuar një jetë të vetën është sërish në shitje. Shumë do të kundërshtojnë qasjen e saj në lidhje me pyetjet për kur dhe me kë duhet të martohesh, te cilat vazhdojnë të identifikojnë ekzistencën e një gruaje. Por ka të drejtë kur thotë se mentorët për një jetë single janë të vështirë për t’u gjetur. Vetë nëna e saj, si shumë të gjeneratës së tyre u martua herët dhe vendosi pritshmëri dhe ambicie për të rritur fëmijët.

Tashmë 43-vjeç, Bolick ka shpenzuar rreth dy dekada duke kërkuar për forma të beqarisë moderne. Ajo ofron emrat e pesë “lajmëruesit” duke përfshirë Edith Wharton, Edna St Vincent Millay dhe Charlotte Perkins Gilman. I tregojnë asaj si të mendojë përtej martesës, në momente kyçe të jetës, teksa  përjeton histori të ndryshme romantike duke shkruar projektet e saj në New York.

Edhe pse ka bërë një libër të tillë, Bolick-u  nuk ka vuajtur kurrë nga mungesat e të dashurve (botuesi i saj e ka bërë të qartë se ajo është një beqare, prej zgjedhjes dhe jo fatit). Dhe të tjerët thonë se “lajmëruesit” e saj janë fatmirësisht gra të bardha që janë martuar në një pikë të jetës. Por  mungon diçka. Historia e Bolick-ut  është një histori personale e kënaqësive dhe sfidave e të qenit një grua në periudhën e ndryshimit të rregullave dhe të mundësive të pafundme. Helen Gurley Brown njëherë e një kohë  u  premtoi grave se ato do të mundeshin të kishin çdo gjë. Gratë sot e dinë më mirë se çdo të thotë kjo. Sigurisht është diçka shumë e mirë të kesh pafundësi zgjedhjesh…

 

Businesswoman sitting in restaurant
Businesswoman sitting in restaurant

Po shqiptaret a martohen?

Udhëtarët- përgjithësisht  ata anglezë-të fillimit të shekullit të 20 raportonin se shqiptarët martoheshin sapo arrinin pjekurinë seksuale, pra rreth 13-14 vjeç. Ushtria e Austro-Hungarisë kreu një census të pjesshëm në zonat që kishte nën kontroll në vitin 1918. Këto të dhëna u ruajtën në Austri përgjithësisht të papërpunuara ndërsa gjatë viteve të fundit, disa studiues i kanë analizuar ato për të nxjerrë të dhëna të pjesshme statistikore mbi demografinë e kohës. G. Kera, E. Pandelejmoni publikuan në vitin 2008 te revista “History of the Family” një studim mbi moshën mesatare të martesës me të dhëna të nxjerra nga censusi i Austro-Hungarisë.

Studiueset raportojnë se në vitin 1918, për të dhënat e disponueshme, mosha mesatare e martesës në zonat urbane qe 19-20 vjeç për gratë dhe 28-34 vjeç për burrat. Këto janë të dhëna të pjesshme dhe nuk mund të përgjithësohen për të gjithë popullsinë.

13509430_277965749224171_408393929_oInstituti i Statistikave- INSTAT- ofron disa të dhëna mbi hulumtimin e kryer nga  Open Data Albania  mbi moshën mesatare të martesës së shqiptarëve për periudhën 1955-2011. Të dhënat për periudhën 1955-1985 janë përllogaritur nga studiuesit Jane Falkingham dhe Arjan Gjonça, publikuar në revistën “Population Studies” në vitin 2001. Vjetarët statistikorë të viteve përpara 1990 nuk raportojnë të dhëna për moshën mesatare të martesës, por raportojnë vetëm të dhëna për martesat sipas grupmoshave. Të dhënat për periudhën 1990-2011 janë publikuar nga Instituti i Statistikave.

Mosha mesatare e martesës është rritur përgjatë kësaj periudhe si për meshkujt, ashtu edhe për femrat. Në vitin 1955, meshkujt martoheshin mesatarisht në moshën 26.4 vjeç ndërsa femrat martoheshin në moshën 20.8 vjeç. Në vitin 1990, mosha mesatare për meshkujt u rrit në 27.4 vjeç ndërsa për femrat në 23 vjeç. Siç dallohet, mes viteve 1985 dhe 1990, mosha mesatare e martesës për meshkujt u rrit me 1 vit ndërsa për femrat me 2.2 vite. Rrjedhimisht, diferenca mes moshës mesatare të meshkujve dhe femrave u ul nga 5.6 vite më 1955 në 4.4 vite më 1990.

Pas viteve 1990, dallohet se mosha mesatare e martesës ka vijuar të rritet si për meshkujt, ashtu edhe për femrat, por për meshkujt është rritur shumë më shpejt se sa për femrat, ndërsa diferenca e moshës mes dy grupeve gjinore është thelluar. Të dhënat statistikore tregojnë se meshkujt në Shqipëri krahasuar me më herët kanë tendencën të martohen me vajza më të reja.

Në vitin 2011, meshkujt në Shqipëri u martuan në moshën mesatare 29.3 vjeç ndërsa femrat në moshën 23.6 vjeç. Në krahasim me vitin 1990, meshkujt martohen 1.9 vjeç më të moshuar ndërsa femrat martohen 0.6 vjeç më vonë. Përgjatë viteve të fundit, diferenca e moshës mesatare të martesës mes meshkujve dhe femrave është rritur në 5.7 deri në 6 vite, gjë që përbën edhe diferencën më të lartë në shtatëdhjetë vitet e fundit. Diferenca moshore e martesës meshkuj-femra është zgjeruar me 1.3 vjet.

Diferenca në moshën mesatare të martesës mes meshkujve dhe femrave ekzistojnë në të gjitha vendet. Mosha mesatare e martesës për burrat përgjithësisht reflekton kulturën e sigurimit të mjeteve materiale të nevojshme për martesë nga ana e tyre si dhe prepotencën e kontrollit mbi bashkëshorten. Rritja e moshës mesatare të martesave për vajzat përgjatë dekadave të fundit reflekton përgjithësisht rritjen e aksesit në arsim.  Gjatë vitit  2015 vihet  re një rritje e  divorceve me 24 %, ndërsa janë regjistruar  25 mijë martesa.  Nëse analizojmë martesat sipas grupmoshës dhe gjinisë, shohim se tek femrat më shumë se 50% e martesave realizohen deri në moshën 24 vjeç, dhe 86% e martesave realizohen deri në moshën 29 vjeç. Kjo shpjegon dhe moshën relativisht në martesë për femrat e cila është 24,1 vjeç. Ndërkohë martesat sipas grupmoshës për meshkujt paraqiten 63% e martesave te meshkujt realizohen deri në moshën 24 vjeç, dhe 86% e martesave për këtë gjini realizohen deri në moshën 29 vjeç. Mosha mesatare e martesës për meshkujt është 29,6 vjeç.

13493332_277965835890829_1027208396_o

Harta shqiptare e beqareve

Sipas përllogaritjeve të INSTAT numri i  femrave beqare, të pamartuara kurrë në Shqipëri kap shifrën e  23.1%, në një grupmoshë që varion nga mosha 15 –vjeç e lart. Po në cilat qytete ka më shumë beqare femra? 

 

Tiranë

Beqarë  femra:  27.20%

Durrës

Beqarë femra: 22.60%

Vlorë

Beqarë femra: 20.30%

Korçë

Beqarë  femra : 18.30%

Lezhë 

Beqarë  femra : 25.10%

Shkodër 

Beqarë  femra: 24.20%

Elbasan

Beqarë  femra: 22.60%

Dibër 

Beqarë  femra: 24.90%

 

Ku t’i gjejmë meshkujt beqarë?

Po sipas INSTAT në Shqipëri numri i meshkujve të pamartuar kurrë është më i lartë se ai i femrave, duke kapur shifrën 32 % në  të gjithë vendin. Po rekordin e qyteteve e dini kush e mban? Dibra me  35% meshkuj beqarë…

 

Tiranë

Beqarë  meshkuj : 33.90%

Durrës

Beqarë  meshkuj: 31.50%

Vlorë

Beqarë meshkuj: 29.90%

Korçë

Beqarë  meshkuj: 29.00%

Elbasan

 

Beqarë  meshkuj: 32.50%

Lezhë

Beqarë  meshkuj: 33.10%

Shkodër

Beqarë  meshkuj: 32.80%

Dibër

Beqarë  meshkuj: 35.40%

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤