E hijshme dhe elegante, ashtu siç vetëm Miriam Cani di të jetë

Ajo është gjithmonë e thjeshtë dhe e ëmbël, e pikërisht këto, së bashku me talentin e saj, kanë bërë që ti hyjë kaq shumë në zemër publikut. Miriam Cani insiston gjithmonë më shumë te puna e saj se sa te fiziku, por gjithsesi ajo ka një bukuri dhe elegancë për tu pasur zili.

3-3

Picture 1 of 2

Pa e ekzagjeruar e gjithmonë brenda normave Miriam di si të vijë ndryshe e plot hijeshi. Këtë herë ajo ka postuar një foto në Instagram ku duket e mrekullueshme.

E veshur me një fustan të verdhë, e me një pozë siç vetëm Miriam di të marrë ajo ka “vjedhur” një numër të madh komentesh pozitive nga ndjeksit e saj. Ajo është rikthyer sërish në muzikë, pas disa kohësh shkëputje për tu kujdesur për vajzën e saj, ndërsa së shpejti do të vijë me një projekt të realizuar në bashkëpunim me bashkëshortin, Alban Skënderaj.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤