E bukur, e thjeshtë, por edhe provokuese! Orinda Huta mahnit në imazhin e fundit

Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur Orinda Huta këtë vit ka qenë një emër mjaft i lakuar në media.

Bujë të madhe bëri martesa e saj me moderatorin Turjan Hyska në korrik të këtij viti, e cila u cilësua si një nga dasmat më të mëdha në Shqipëri.

Tashmë ajo po vazhdon suksesshëm rrugëtimin e saj si prezantuese dhe producente e emisionit “Fustani i ëndrrave”, që transmetohet në Living dhe Vizion Plus.

Orinda është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, bukuroshja Huta ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shfaqet mjaft e thjeshtë dhe e bukur, veshur me një këmishë transparente dhe me një model flokësh të thjeshtë.

Transparenca e këmishës, bëri që Orinda të vërë në pah paksa edhe dekoltenë e saj.

E bukur, e thjeshtë, por edhe provokuese, Orinda bëri që, me këtë fotografi, të arrijë të marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤