E Ardhmja e Bukurisë

A keni ëndërruar të bëni palestër duke kapërdirë thjesht një hape, të shkrini dhjamin pa dhimbje apo të keni edhe njëherë ata flokët e dendur e plot shkëlqim si kur ishit fëmijë?Mrekullitë ndodhin! Përtej së ardhmes së kirurgjisë kozmetike, dy specialistë në Shqipëri flasin rreth tendencave të reja të operacioneve plastike. Çfarë kërkojnë vajzat dhe gratë tani? Cilat janë format e reja të bukurisë? Po numri i meshkujve që kërkojnë të përmirësojnë pamjen përmes ndërhyrjeve estetike a është rritur? A do të kemi në të ardhmen një shoqëri njerëzore me individë perfektë me modele shabllone të krijuara nga bisturia e kirurgëve?

Nëse dikush do ju kishte thënë 20 vjet më parë se gratë do të qëndronin në listë pritjeje për të injektuar në fytyrat e tyre botulinum toxin, gjasat do të ishin se do të mendonit se ai njeri është i çmendur. Megjithatë askush nuk ka gjetur ende një mënyrë për të kthyer akrepat e kohës.

Sidoqoftë në laboratorë po bëhet punë e mahnitshme me potencialin për të ndryshuar si dukemi, ndihemi dhe plakemi në një ta ardhme jo shumë të largët. Kërkuesit janë të angazhuar për të përmbushur disa nga dëshirat më të thella të bukurisë, nga përfitimet e ushtrimit pa ngritur as një gisht drejt të pasurit një kokë plot me flokë edhe në moshë të vjetër. Por ndërsa ne ndoshta nuk do jemi aty për t’i parë, ka arsye për të shpresuar. Pyesni mijëra minjtë në laboratorë, që duken shumë shtathedhur, pa dashur të bëjnë fare pistë!

Fizkulturë në një hape

Fantazia për të pasur një trup të tonifikuar pa dashur t’u bësh ushtrime këmbëve apo duarve është këtu. Edhe pse askush nuk sugjeron ende të lësh anëtarësimin e palestrës, shkencëtarët në Institutin Scripps Research në Jupiter, Florida, kanë zhvilluar një përbërës të quajtur SR9009, i cili kur injektohet te minjtë ka treguar se forcon metabolizmin e tyre, ndërton muskuj dhe rrit rezistencën. “ Minjtë ishin të aftë të vraponin më gjatë sesa ata të trajtuar me Placebo dhe humbën peshë”, thotë kërkuesi shkencor që ka zhvilluar SR9009 Thomas Burris. “Ndryshimet në muskujt e tyre ishin të ngjashme me ato të ushtrimit të rezistencës. Të dhënat sugjerojnë se medikamenti mund të përdoret nga individë me peshë normale për të rritur metabolizmin dhe rezistencën”, thotë Burris. “Ndërkohë SR9009 duhet të kalojë edhe disa vite testimesh. Kërkusit janë të shqetësuar rreth rreziqeve të shoqëruara me forcimin e normës së metabolizmit, që përfshijnë shifra më të mëdha të dëmtimit të radikaleve të lira në trup. Një hape ushtrimesh nuk do të jetë e aftë të mimetizojë efektet komplekse fiziologjike dhe psikologjike të ushtrimit”, lajmëron Heather Hausenblas, profesor i shkencës së fizkulturës në Jacksonville University në Florida. Pasi njerëzit merren me ushtrime, raportojnë më pak ankth, më pak depresion dhe më pak stres. Ata kanë më shumë energji dhe flenë më mirë. Padyshim që a edhe hape o për këtë, por të mos endemi shumë larg në territorin e Luginës së Kukullave. Ndërkohë presim për trstimet klinike te njerëzit, të cilat Nurris i parashikon dy vite larg. Qëndroni të informuar!

Eliminuesi i barkut të fryrë

Lithera, një zhvillues i produkteve farmaceutike dhe bio-mjekësore ka nisur një qasje tjetër për abdominale të sheshta. Tani në testimet klinike të Fazës 2, Lipo-202, hyrja potenciale e kompanisë në treg, tkurr qelizat dhjamore abdominale me injeksione të targetuara të ilaçit

salmeterol xinafoate (forma e pudrës përdoret që tani si një mjekim për astmën).

Njëherë me u injektuar ilaçi aktivizon receptorët brenda qelizave dhjamore dhe nxit thyerjen e triglicerideve, duke i bërë qelizat të humbasin vëllim, ( rezultati: një stomak më i sheshtë).

Ideja e injektimit të disa ilaçeve brenda qelizave dhjamore me qëllimin për të dëmtuar nuk është e re. Në ’90 mjekët nëpër Europë dhe Amerikë të Jugut kryen trajtime të quajtura lipoterapi dhe shkrirje dhjami, një formë e mesoterapisë, me rezultate të përziera përpara se të humbnin popullaritet. Gjilpëra është aq e hollë sa duket si fije floku dhe nuk ka dhimbje. Më 2013 –ën u testuan 513 njerëz dhe ata humbën dy centimetra nga abdominalet dhe rezultatet u vunë re në muajin e parë. Edhe pse liposuction-i është përmirësuar me vitet, kjo do të ishte perfekte për gratë që nuk duan ndërhyrje operative; nuk ka të nxira dhe kohë rikuperim. Mund ta bësh të gjithë zonën në tre minuta. Trajtimi nuk është studiuar më shumë se tre muaj, ndaj kërkuesit nuk e dinë nëse rezultati do të jetë i përhershëm. Lipo-202 nuk është menduar për të trajtuar gratë me lëkurë të varur nga shtatzënitë e shumta. Është për njerëz që ushtrohen dhe kanë një dietë të mirë por nuk e humbasin dot atë topin mbi stomak. Nëse mendoni se kjo është një mënyrë për të ngrënë akullore e për të mbetur të dobëta, nuk do të funksionojë!

Injeksione që shkrijnë dhjamin

Stomaku nuk është e vetmja zonë ku dhjami po sulmohet nga gjilpërat. Një injeksion i iri ATX-101, ka në plan të eliminojë mjekrën dyfishe nga dhjami po studiohet dhe ka studiuar dhe është provuar efektiv në testime klinike. Ndërsa po pret miratimin nga FDA, ATX-101është një version sintetik i molekulës që gjendet natyrshëm në trup dhe e thyen dhjamin. “Injektohet në një seri injeksione çdo muaj për tre muaj. ATX-101 shkrin yndyrën nën lëkurë dhe lipidet e çliruara në trup përdoren për të dhënë energji si të kishe ngrënë një hamburger”, thotë Derek H. Jones, një profesor klinik i dermatologjisë në UCLA dhe kërkues i medikamentit. Ashtu si me injeksionet e tjera, së pari aplikohet një krem mpirës lokal e më pas mund të ketë fryrje dhe qullje për disa ditë pas injeksionit. Rezultatet janë të dukshme brenda pak javësh. Për gratë që i urrejnë qafat e tyre, ai beson se trajtimi i ri do të aftësojë sulmin tri anësh “Botoksi mund të zvogëlojë pamjen e kordave të muskujve, Ultherapy tendos lëkurën dhe ATX-101 do të jetë në gjendje të pakësojë dhjamin.

Të kesh flokë më të dendur

Ndërsa flasim rreth dëshirës për të rënë në peshë aq zakonshëm si flasim për motin, problemi i bukurisë që mbetet i padiskutuar është humbja e flokëve mes grave. “Më shumë se 20 % e grave mbi 50 kanë dukshëm flokë më të hollë dhe kjo është emocionalisht shkatërruese” – thotë Angela Christiano, drejtore e kërkimit në departamentin e Dermatologjisë në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Columbia-s në Nju Jork.

Gjetja e trajtimeve efektive ka treguar vështirësi deri tani. “Shumë testime përqendrohen në rënien e flokut të meshkujve, që është shumë e ndryshme. Gratë i humbasin flokët gjithandej ndërsa meshkujt në majë të kokës dhe mbajnë një balluke mes veshëve.

Metodat aktuale të transplantimit konsistojnë në marrjen e flokëve nga pas në zona më të dendura dhe duke i rivendosur në majë të kokës. Gratë rrallë janë kandidate për transplantim sepse nuk kanë mjaftueshëm flokë në ndonjë zonë për të kursyer. “Dhe Rogaine mund të ndihmojë në mbajtjen e flokëve, por nuk do të rrisë të rinj” – shton Christiano.

Tani gratë me flokë të hollë kanë një arsye të fortë për të qenë optimiste. Christiano dhe ekipi i saj kanë zhvilluar një teknikë që klonon flokët e njeriut. “Grali i Shenjtë i restaurimit të flokëve është në gjendje të nisë me një numër të vogël qelizash dhe i shumëfishon”- thotë ajo. “Metoda jonë ndryshon krejt lojën sepse kemi nevojë për disa qindra fije flokë të dhuruar, në vend të mijërave. Edhe gratë më flokë shumë të dëmtuara mund ta pranojnë këtë”. Pasi marrin flokët nga vullnetarët, kërkuesit ndajnë papilën dermale, e vendosin në një pjatë petri dhe më pas e ushqejnë kulturën e individit. Brenda disa javëve ato shumohen. Papila më pas injektohet në lëkurë dhe flokët nisin të rriten vetë. Testet kanë treguar se floku përputhet me ADN-në e dhuruesve. Christiano shpreson që kjo të miratohet nga Agjencia e Ushqimit dhe Medikamenteve në pesë apo dhjetë vjet.

Po mendoni të rifreskoni pamjen me pak lifting, sheshim apo ngushtim? Nuk jeni vetëm.

Sipas shoqatës amerikane për Kirurgji Plastike Estetike që ka lëshuar raportin të dhënave për vitin 2015, industria e kirurgjisë kozmetike është shëndoshë e mirë. Amerikanët shpenzojnë më shumë se 13.5 miliardë dollarë vitin e kaluar për ndreqje kozmetike. Duke folur për procedura jo kirurgjike, po rriten gjithashtu shumë shpejt, krahasuar me ato më ndërhyrëse që përfshijnë periudha më të gjata rikuperimi. Por nuk janë vetëm gratë dhe vajzat që kalojnë në bisturi. Prej vitit 1997, numri i meshkujve që i nënshtrohen kirurgjisë kozmetike është rritur me 325 %, megjithëse në tablonë e përgjithshme përbëjnë vetëm 10% në industrinë e kirurgjisë.

Kush janë procedurat më të kërkuara të vitit? Cilat duhet të shohim në të ardhmen?

Çfarë ndikimi kanë Kardashian-ët në këto tendenca?

Në pesë vitet e fundit procedurat jo kirurgjikale janë rritur më shpejt se ato kirurgjikale. Procedurat më të kërkuara ishin liposuction-i, zmadhimi i gjoksit, sheshimi i barkut, kirurgjia e qepallave të syve dhe ngritja e gjoksit. Botulinum toxin ( injeksionet me Botox), Acidi Hyaluronic (që përfshin injeksione si Juvederm Ultra dhe Restylane), heqja e qimeve, peeling kimikë dhe microdermabrasion-i udhëheqin të kategoria jo kirurgjikale.

Transplantimi i dhjamit në rritje

Për herë të parë janë raportuar të dhëna në transplantime të dhjamit në gjokse vithe dhe të pasme. Transferimi i dhjamit në fytyrë është procedura e nëntë për nga popullariteti më 2015 –ën. “Kurrë nuk e kisha menduar ditën kur do të flisnim rreth zmadhimit të të pasmeve të grave” , thotë kirurgu plastik “McCafferty, duke shtuar se disa e quajnë këtë Efekti Kardashian.

“Është bërë shumë interesante, por kur e sheh vërtetë nuk bëhet fjalë më shumë për zmadhim sesa për t’u dhënë formë”. Transplantimi i dhjamit dhe indeve do të thotë të marrësh inde apo dhjamë nga një pjesë e trupit dhe ta rishpërndash dikur tjetër përmes prerjeve të imëta. Në rastin e fytyrës përdoret për të kthyer plotësinë tipareve që duken të flashkëta apo të thara me moshën. Është një alternative e mirë ndaj injeksioneve shton McCafferty, sepse është e përhershme ( megjithëse ndonjëherë një përqindje e qelizave të transferuara nuk reagojnë) ndërsa fillers-at zgjasin mes gjashtë dhe nëntë muajve.

Burra vs.Gra

Për të dy gjinitë, liposuction-i ka qenë një procedurë tepër e kërkuar më 2015 –ën. Zmadhimi i gjoksit, sheshimi i barkut, ngritja e gjoksit dhe kirurgjia e qepallave ishin më të kërkuarat mes grave. Për burrat është operacioni i hundës, i qepallave, zvogëlimi i gjoksit dhe tërheqje e fytyrës. Kërkohen gjithashtu edhe injeksionet. Grupmosha 35-50 vjeç i nënshtrohen më së shumti këtyre procedurave.

Klinikë vs. Spital

Meqë interesi i mundësive jo kirurgjikale rritet ka shumë procedura që nuk ka nevojë t’i kryesh në spital. Më 2015 –ën, në Amerikë më shumë se 60 % e procedurave kozmike janë kryer në klinike, ndërsa vetëm 11.9% në spitale. Një tjetër 26 % janë kryer në qendra të lira kirurgjikale.

Tendencat për t’u parë

Tendosja jo-kirurgjikale e lëkurës, heqja e tatuazheve, microdermabrasion-i, ngritja e të pasmeve dhe zvogëlimi i gjoksit të meshkujve kanë parë rritje të konsiderueshme mes 2014 -2015 –ës. Transplantimi i flokëve një trajtim për meshkujt dhe femrat pa flokë në të cilët folikula e shumë të vogla flokësh hiqen nga pas koke dhe vendosen në zonat pa flokë – është një procedurë që po funksionon mirë për pacientët , thotë McCafferty.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤