Duket si 20 vjeçe, këngëtarja bllokohet në aeroport se nuk e besojnë për moshën

Natalia Dzenkiv është këngëtarja e ‘Lama’, një grup pop/rock nga Ukraina. Artistja është ndaluar në aeroport për një problem me pasaportën. Askush nuk besonte se ajo ishte vërtetë 41 vjeçe, ashtu siç shkruhej në dokumentin e identifikimit.

Natalia Dzenkiv 1

Picture 1 of 5

Dhe pikërisht pamja e saj jashtëzakonisht rinore e futi atë në telashe. Zyrtarët në kontrollin e pasaportave dyshuan se ajo ishte 20 vjet më e re dhe po përdorte një pasaportë të një gruaje më të madhe shkruan The Sun.

Për të provuar identitetin e saj ndryshe, ishin fansat e Natalia që erdhën në shpëtim duke e njohur atë, disa prej të cilëve iu afruan asaj duke i kërkuar autografe. Ajo përfundimisht u lejua të kalonte.

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤