Dua Lipa shkëlqen me performancën në iHeartRadio Theater

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po shkëlqen me performancat e saj të jashtëzakonshme.

Bukuroshja shqiptare po zhvillon turneun e saj në SHBA me Coldplay dhe Bruno Mars.

Ajo ka performuar mbrëmjen e kaluar në iHeartRadio Theater në New York para mijëra adhuruesve, ku interpretoi “live” hitet e saj më të mëdha. I gjithë publiku u mahnit me performancën e Duas.

Dua në këtë performancë zgjodhi një fustan të zi me detaje të kuqe, të cilat e shfaqin atë në top formë, as bukur aq edhe seksi, e kjo ndikoi edhe që atmosfera të nxehet nga publiku.

Dua Lipa së fundmi konfirmoi turneun e saj britanik, ku i ka shitur të gjitha biletat edhe pse turneu mbahet tek në pranverë në impiantet më të mëdha në Britani të Madhe.

September 28 – Performing at the iHeartRadio Theater (credits to the owners) – New York, USA – #dualipa

A post shared by Dua Lipa News 🇦🇷 (@duanews) on

Ajo po vazhdon të shijojë suksesin e hitit “New Rules” që theu edhe rekordin e Adele për qëndrim më të gjatë në vendin e parë në UK Official Charts.

Ylli nga Prishtina po ashtu tejkaloi edhe Rihannan për numrin e dëgjimeve në Spotify, që dëshmon se ajo po shndërrohet në top këngëtare të skenës botërore të muzikës.

September 28 – Performing at the iHeartRadio Theater (credits to the owners) – New York, USA – #dualipa

A post shared by Dua Lipa News 🇦🇷 (@duanews) on

Së fundmi ajo ka pasur edhe ndryshim në jetën private, pasi ka filluar një romancë me Paul Klein, me të cilin gjendet afër në secilin angazhim të saj.

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤