Dritan Nasi: Gratë i duan të gjitha, i duan tani!

Please Add Photos
to your Gallery

Nuk është çudi për një piktor që dhuratat, edhe kur i adresohen një gruaje, të jenë piktura. Si e fundit që i ka dhuruar gjinisë tjetër. I spikatur për gjuhën e erosit me të cilën zgjedh të komunikojë në pikturat e tij, Dritan Nasi zbulon perceptimin për universin femëror. Që nga dashuria me sytë  mbyllur, te gruaja si një det me dallgë apo liqen i qetë, aventura mes gruas  dhe thirrjes së artit, tek një njeri që preferon të jetojë duke përdorur më shpesh hemisferën e djathtë të trurit,  noti në botën e ndjenjave, por edhe ca përshtypje konkrete nga vajzat e gratë që i ka afër e që i sheh përditë në Tiranën që e frymëzon jo vetëm të komunikojë me ngjyra e forma, por edhe të përkufizojë me fjalë, si në këtë pyetësor

E mbani mend dashurinë e parë? Kur ka ndodhur? Ku është ajo?

Është kur fillon të ndjesh edhe me sytë mbyllur.
Po të fundit, apo e para është edhe e fundit?

Sot është jo e këshillueshme t’i mbyllësh sytë. “Pafundditësorekeqardhje”.

Çfarë kanë biondet që brunet s’e kanë?
Merlini thoshte “Whatever”.
Kur dëgjoni është ‘një grua e mirë’ çfarë u vjen në mend? Një grua, e kuruar apo e duruar?

Varet nga karakteri im, unë i krahasoj me detin me dallgë dhe me një liqen që ka sipërfaqen e qetë. E mirë për mua do të thotë e qetë, jo e duruar.

Ç’do të thotë për një burrë “dashuria kalon nga stomaku?

Unë për vete kam më të përdorur hemisferën e djathtë të trurit që lidhet me artin.

Martesa, zgjedhje apo zgjidhje?

Përkatësi civile dhe shoqërore. Rëndësinë e cakton tendenca që zgjedh shoqëria, forma e qytetarisë, rregullat dhe tendencat që cakton shoqëria, sipas dhjetëvjeçarëve.

Tradhtia, pashmangshmëri e natyrshme apo devijim i paparashikueshëm?

Jetojmë në Tironë, ka thënë ai që është bërë drejtuesi i këtij vendi, ka ca kohë.

Divorci, stacion apo ndërprerje e dhimbshme?

Sigurisht që hyn te dramat.

Kur dëgjoni fjalën ‘grua’, cili është asosacioni i parë: Ajo apo Nëna?

Grua është status civil, femër është përkatësi gjinore, për korrektësi gjuhësore. Kundrinor civil apo gjinor.

Sikur gruaja të ishte një këngë, cila do të ishte ajo?

Femrat në Tiranë janë bërë “I want it all, I want it now”

Dhurata e fundit që keni bërë për një grua?

Një pikturë.

Aventura, ka emrin grua apo shkon përtej saj?

Për mua aventurë është edhe të nis realizimin e një skulpture të madhe 3 x 3 metra, ose të realizoj një ekspozitë në Paris.

Kur i thoni një gruaje që e doni?

Kur më pëlqen nga pamja dhe kur e kuptoj që është duke notuar në botën e ndjenjave.

Emma Bovary, heroinë apo viktimë? (Flober shkroi në hyrje të romanit të vet: ‘Zonja Bovari jam unë”. A je ti një ‘zonja Bovari?’)

Heroinë apo viktimë unë e respektoj se ishte një femër që guxonte në botën e ndjenjave.

Lady Macbeth, fatalitet apo shans në jetën e një burri? Ose e thënë ndryshe, Lady Macbeth ose gruaja që të shtyn drejt pushtetit apo suksesit absolut, çfarë i bën një burri?

Në Tiranë,  suksesi në shumë fusha nuk ekziston, karrierë mund të bësh vetëm në politikë ose biznes i fushave super produktive. Unë nuk kam këto prirje, ndaj Lady tani thjesht do të ishte çmendur me një artist.

Po t’ju ndodhte të binit në dashuri me një prostitutë, do të vepronit si Richard Gere tek “Pretty Woman”? A do të braktisnit një biznes, karrierën, një betejë për një dashuri?

Në Shqipëri prostitucioni është i ndaluar me ligj, por ekzistojnë femrat eskortë. Ato nuk lidhen më artistë se nuk kanë lekë, normalisht kërkojnë biznesmenë të suksesshëm të fushave më produktive. Kështu thjesht nuk lodhem.

Më mirë një shef apo një shefe?

Me shefat e kam gjetur gjuhën gjithmonë, sidoqoftë. Shefet më të mira janë kur janë bionde, kjo për muzikalitetin e komunikimit.

Bota ndryshohet para apo pas martese? Po një burrë?

Sigurisht ndryshon orari ditor, por njeriu nuk ndryshon aspak kur ka qëllime estetike për jetën. Sigurisht, ata që synojnë karrierën në jetë pas martese, ua heqin petët lakrorit.

Çfarë konsideroni seksi te një grua?

Kur mendon dhe përpiqet t’i japë jetës një botë ndjenjash dhe jo kur e mbush me çanta dhe me xhupa markash, dhe nga pak botox.

Nëse do t’i bënit një gruaje një pyetje të vetme, cila do të ishte?

Truri ka dy hemisfera;  njëra për të bërë hesape dhe tjetra për emocionet dhe për artin, ëndrrat. Thjesht, a e ka përdorur ndonjëherë hemisferën e djathtë të trurit?  Se të majtën e sigurt që e ka konsumuar, duke e përdorur.

Mendoni se gratë bëjnë shumë pyetje?

Në Tiranë femrat janë shumë të zëna duke bërë hesape dhe pyetjet janë vazhdimësi e formulave me x dhe y.

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤