Dr. Sergei Guriev: Populizmi është i rrezikshëm edhe për Shqipërinë

Ekonomisti i njohur Dr. Sergei Guriev zhvillon një leksion të hapur për studentët e Universitetit Europian të Tiranës: “Kriza e besimit në Europë dhe fenomeni në rritje i populizmit”

Universiteti Europian i Tiranës ka zhvilluar një leksion të hapur për studentët e Fakultetit të Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit me të ftuar ekonomistin e njohur rus Sergei Guriev, i cili foli për rritjen e populizmit dhe krizën e besimit që ka pushtuar Europën. Ky aktivitet u zhvillua nga Universiteti Europian i Tiranës në bashkëpunim me Empowerment Project Foundation dhe IDK.

Profesor Sergei Guriev është doktor në shkencat e ekonomisë si dhe doktor PHD në matematikë të aplikuar. Ka qenë profesor vizitor në MIT për një vit, në departamentin e ekonomiksit, në departamentin e ekonomisë në Princeton University, profesor i ekonomiksit në ‘New Economic School’ në Moskë si dhe i ‘Sciences Po’ në Paris. Ka një aktivitet të shkëlqyer në publikime, dhe si rezultat i këtij aktiviteti kërkimor është mbajtës i një sërë medaljesh ari dhe çmimesh si dhe shënon merita të tjera në fushën ekonomike. Dr. Guriev ka botuar në revista ndërkombëtare të referuara duke përfshirë American Economic Revieë, Rishikimi i Studimeve Ekonomike, Gazeta e Shoqatës Ekonomike Evropiane, Journal of Perspektivat Ekonomike, Gazeta Ekonomike, dhe American Political Science Revieë. Aktualisht është senior economist dhe këshilltar pranë Presidentit të Bankës Europiane për Zhvillim.

“The European trust crisis and the rise of populism” ishte tema për të cilën professor Guriev mbajti një leksion të hapur duke analizuar fenomenin e populizmit si dhe mungesës së besimit në Europë. Rritja e populizmit është një çështje me rëndësi për t’u analizuar për shumë arsye. Studimi i Dr. Guriev tregon se në krizën post-financiare, rritja e papunësisë është e lidhur ngushtë me rritjen e mbështetjes për partitë politike populiste dhe anti-establishment. Njëkohësisht çështja e besimit është e lidhur ngushtë edhe me shfaqjen në rritje të populizmit në Europë.

Dr. Sergei Guriev u shpreh se problemi nuk është se europianët nuk i besojnë njëri-tjetrit, por se ata nuk i besojnë politikanëve dhe sistemit. Studimet e zhvilluara post-krizës financiare në Europë tregojnë se ekziston një marrëdhënie e rëndësishme, statistikisht dhe ekonomikisht, midis papunësisë rajonale dhe rënies së besueshmërisë ndaj institucioneve politike evropiane dhe kombëtare – ndonëse besimi tek njerëzit e tjerë, policia apo kisha janë thuajse të pandikuara.

“Problemi nuk është se europianët nuk i besojnë njëri-tjetrit. Ata nuk i besojnë politikanëve dhe politikave të tyre”, shprehet Dr. Guriev, në prezantimin e tij.

Ky krizë në besim ka sjellë që qytetarët europianë të priren të shkojnë drejt populizmit dhe partive ekstreme.

“Europa përballet tani me një fenomen të ri, forcat politike ekstreme, parti ekstreme të djathta dhe parti ekstreme të majta, të cilat refuzojnë ‘hapjen’ e Europës. Për vendet perëndimore, por edhe për Shqipërinë në veçanti, populizmi është i rrezikshëm pasi pasojat që vijnë prej tij, janë ato të ‘mbylljes’ së Europës. Kjo bën që të ulet pranueshmëria në BE, të reduktohet liria tregtare dhe të shtohet refuzimi ndaj emigrantëve. Por për zhvillimin këto janë pasoja negative për shkak se të gjitha sukseset në Europën Perëndimore kanë ardhur si pasojë e integrimit dhe bashkëpunimit, tregtisë dhe investimeve ndërkombëtare. Nëse zona tregëtare e Europës bëhet më e mbyllur, vendet e vogla do të përballen me sfida madhore”, shprehet Dr. Sergei Guriev.

Populizmi ‘ushqehet’ pikërisht nga mosbesimi dhe nga ekonomitë që priren të kenë kriza të tilla ndaj pas krizës ekonomike evropiane për qeveritë kombëtare dhe BE, lind detyra që të përqëndrohen jo vetëm në reformat reformat strukturore, por edhe në mbrojtjen besimin e qytetarëve të tyre nga pasiguria ekonomike.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤