Dossier: Pse GRATË britanike veshin KAPELE?

Queen-Elizabeth-II_3433984b

Dashuria e britanikëve për kapelet është diçka e veçcantë dhe e ndryshme nga çdo vend tjetër. Nëse shumë shtete kanë “kapele kombëtare”, që për amerikanët është e lidhur shpesh me kapelet e bejzbollit apo për francezët me beretën, vendosja e kapeles në Britani lidhet dhe tregon mbi klasat e ndryshme sociale, seksin apo stilin dhe kështu ka qenë për shekuj me rradhë.
Tipet e kapeleve, përfshirë atë republikë, atë të kashtës me fund të sheshtë, kapela në formë kësule (skufje), ajo kriket, ajo e “gjuetarëve të drerevë” e popullarizuar nga imazhi letrar i Sherlock Holmes dhe kapelja kasketë, kalojnë të gjitha në historinë britanike.

mbr elisabeth


KAPELET DHE MONARKIA

Është ndoshta Monarkia e famshme Britanike që e ka mbajtur kaq të gjallëtraditën e kapeleve.Kapelet kanë simbolizuar klasin dhe një grua nuk është konsideruar e veshur në mënyrën e duhur, nëse nuk kishte veshur kapelen dhe dorashkat.
Në kohën e sotme, veshja e kapeleve ekstravagante është popullarizuar përmes Britanisë së Madhe, me një brez ‘kapelabërësish’ të modës që krijojnë kapele, të cilat janë së pari një formë e artit. Figura të njohura, duke përfshirë Lady Gaga kanë rritur kërkesën për kapele ekzotike dhe tëçuditshme. Britania është shtëpia e një kalendari social që ka mbetur i pandryshuar për qindra vite, me ngjarje që përfshijnë Royal Ascot, Henley Regatta, Lords Cricket dheWimbledon Tennis. Këto aktivitete, të ndjekura zakonisht nga të paktën njëri prej anëtarëve të Familjes Mbretërore, nga shumë njerëz të famshëm kanë kode strikte të veshjes, shumica e të cilave përfshijnë kapelen.


mbr

KAPELET NË VËMENDJE PAS MARTESËS SË KATE MIDDLETON
Martesa e Princit William me Katherine Middleton në Prill 2011 i solli kapelet sërish, në vëmendjen e opinionit publik në të gjithë botën.
Ndërsa britanikët kanë raste pafund ku veshin kapelet, duke përfshirë aktivitetet sportive, dasmat, funeralet, pasditet e çajit, pritjet e ndryshme etj., shtetet e tjera janë ndoshta në fillim të një tradite, që kërkon të gjejë më shumë arsye për të veshur kapele. Dashuria e britanikeve me kapelet është nga ato që zgjasin në kohë dhe nuk ka nevojë për arsye specifike.

 

article-2022787-0D3C11F100000578-389_468x780

PSE VENDOSIM KAPELE?
Njerëzit kanë mbuluar kokën e tyre, që prej kohësh që nuk mund të kujtohen. Fillimisht vendosja e kapelës ofronte mbrojtje nga elemente dhe nga dëmtimet që mund të vinin nga rënia e shkëmbinjve, armët apo punët në ndërtim. Më vonë vendosja e kapelës u bë simbol i statusit dhe autoritetit të atij që e vishte. Shumë shpejt kapelja u bë jo vetëm uniformë por një formë arti.
Në termat e modës, kapelet janë një aksesor shumë i dukshëm sepse vëmendja e atij që sheh drejtohet së pari në fytyrë. Kapela është aksesori më i dukshëm i modës që dikush mund të veshë. Një thënie e vjetër thotë ‹nëse doni të ecni përpara dhe të bini në sy, atëherë vendosni një kapele.

73424987

7903967

TË MOS VISHJE KAPELE
Etiketa dhe formaliteti kanë luajtur rolin e tyre në veshjen e kapeles. Në fillim të shekullit 20, në 1900, si burrat dhe gratë ndryshuan kapelet e tyre në varësi të aktiviteteve të tyre, por për disa gra të një rendi të lartë social, ndërrimi i kapeleve bëhej disa herë në ditë. Sipas etikës do të ishte e pahijshme të dilje jashtë shtëpisë pa kapele e madje edhe pa dorashka. Në epokën Eduardiane nuk kishte rëndësi nëse ishe i varfër apo i pasur, i vjetër apo fëmijë. Të gjithë duhej të mbanin kapele përveç lypësve, që rrinin pa kapele në kokë.

137207-4

21 Jun 1983, Edmonton, Alberta, Canada --- Princess Diana smiles in a white brimmed hat. --- Image by © Tim Graham/CORBIS

RËNIA E KAPELEVE PAS LUFTËS
Kur filloi lufta, në vitet 1914-1918, moda u ndikua nga aktivitetet në të cilat gratë në këtë periudhë duhej të angazhoheshin. Nevoja për fustane më praktikë nuk ishte aq “përkrahëse” e kapeleve. Uniformat ishin të përshtatura me punët që gratë bënin, punë që dikur i kishin bërë burrat dhe çdo punë kishte një uniformë të dallueshme.

120518092732-queen-elizabeth-ii-story-top

KAPELET PËR RASTE

2C448C0F00000578-3232827-image-a-9_1442156442837

Ndërsa vitet kalonin, kapelet humbën ngadalë “nderin” e tyre, madje edhe për dasma apo ceremoni të veçanta. Ato nuk janë veshur më në mënyrë universale që nga vitet 1920. Por ato u bënë sërish popullore në vitet 1980 për dasma dhe raste speciale, pasi Princeshë Diana i përdori ato për të shtuar një sens sofistikimi në ditët e para të martesës së saj. Por menjëherë sapo gjeti vetëbesimin ajo i braktisi kapelet për t’i vendosur vetëm në raste të veçanta. Por një gjë është e sigurt: kapeles nuk do t’i ikë kurrë koha si aksesor dhe ajo tërheq gjithmonë vëmendjen drejt fytyrës së asaj që e mban.

Duke+Duchess+Cambridge+Tour+Australia+New+2-AqnMmRDxOx

Dizajnerët e modës janë të vetëdijshëm për këtë gjë, ndaj shumë shpesh e shfrytëzojnë këtë fakt, me shpresën se ata që ndjekin modën do të përdorin kapelet. Në botën e logove, firmave të modës dhe simboleve të statusit, kapelja është një send që zakonisht mund të blihet më lehtë dhe më lirë nga një shtëpi mode dhe mund të sjellë vërtet shumë para për atë që e dizenjon, nëse arrin të kapë imagjinatën e publikut. Ajo është dhe një mënyrë e mirë për të reklamuar emrin e kompanisë që e krijon.

Kate-MIddleton-princess-Charlotte-thumb

KAPELET E MBRETËRESHËS ELIZABETH II

elis kuqe
Mbretëresha Elizabet e II-të e njohur si Mbretëresha e Ishujve Britanikë dhe Commonwealth është një prej atyre, emrin e së cilës mund ta lidhësh shumë natyrshëm me kapelet. Një prej përdorueseve më të mëdha të tyre, natyrisht në stil mbretëror.
Më poshtë ne do të sjellim disa foto të kapeleve të mbajtura prej saj gjatë 25 viteve që ajo mbretëroi, foto të marra kryesisht në vitet 1960 deri në mesin e viteve 1970. Këto kapele i ofruan mbretëreshës Elizabeth një mundësi të kënaqej me modën, e cila i ishte mohuar në elemente të tjerë veshjes mbretërore.

el ii

elisab

elisabeth

No Comments Yet

Comments are closed

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤