Disa këshilla për thonj të përsosur

auto_thonj1477899901

Pamja e thonjve tuaj thotë shumë për ju dhe për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të keni thonjtë e bukur dhe të rregulluar gjatë gjithë kohës. Me siguri që shpesh nuk keni kohë të mjaftueshme për të kushtuar përkujdesje ndaj thonjve tuaj. Për këtë arsye, këtu ne paraqesim disa këshilla të mira për manikyr të shpejtë të qëndrueshëm.

Për tharje të shpejtë të thonjve është e nevojshme parapërgatitja. Para se të vendosni manikyrin, sipërfaqen duhet të lustroni mirë me limë për lustrim dhe t’i pastroni me aceton. Manikyrin duhet të vendosni në mënyrë të barabartë në një shtresë të hollë, përndryshe ajo do të marrë një kohë të gjatë deri sa të thahet, dhe shpejt do të humbas shkëlqimin. Nëse gjatë vendosjes së manikyrit aksidentalisht kaloni edhe mbi gishtat, atëherë largoni atë me ndihmën e shkopit për pastrim të veshëve duke e futur së pari pambukun në aceton.

Nëse doni që manikyri të thahet shpejt, në treg ekzistojnë ngjyrat e thonjve që thahen shpejtë. Këto ngjyra të thonjve japin rezultate të shpejta, megjithatë kanë mangësi që vjen gjatë ekspozimit në diell e që rezulton me ndryshoimin e ngjyrës dhe mund të bëhen verdhë, hiri apo pak të purpurt. Por këto ngjyra të thonjve mund të shërbejnë mirë për mbrëmje të ndryshme.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤