Dhuratat ideale për femrat - Madame

Dhuratat ideale për femrat

View Gallery
3 Photos
Dhuratat ideale për femrat
gifts

Dhuratat ideale për femrat
s21482388292

Dhuratat ideale për femrat
s11482388290

Është sërish ajo koha e vitit! Ju e keni parasysh, kur temperaturat bien dhe nis stili i veshjeve të trasha. Dhe po keni të drejtë – është koha e dhuratave të festave.

Mund të keni realizuar disa dhurata të ëmbla për nënën ose diçka trendi për dikë që keni pasur në jetën tuaj, por tani është koha për t’u fokusuar në blerjen e gjërave për njerëzit “e vështirë” – ata që “udhëheqin” modën.

Çfarë t’i blini vajzës që duket se ka gjithçka? Asnjëherë mos u frikësoni, sepse ne ndodhemi këtu për t’ju treguar të gjithë aksesorët “must”, që do t’ju bëjnë të fitoni statusin e personit më kreativ për dhurata, pavarësisht se e vendosni poshtë Pemës së Vitit të Ri ose jo.

Guxoni me çanta dhe bizhuteri që shtojnë gjallëri në nuancat e veshjeve të përditshme, si çanta dhe pupat Furla. Ngjyrat pastel, të ndritshme dhe aksesorët me sharmë janë mënyra më e mirë se si të fokusoheni te një dhuratë me stil këtë sezon.

Të gjithë djemtë me stil e dinë që sezoni festiv është koha e duhur për gjërat me shkëlqim dhe gurët. Jepini asaj dhuratën e shkëlqimit dhe ajo do t’ju jetë përjetë mirënjohëse.

Zgjidhni për bizhuteri forma rrethore apo katrore për femrat që janë shumë të dhëna pas stilit të rrugës, ndërsa kombinohen lehtësisht me çdo paraqitje. Ose mund të kujdeseni për ta ngrohur në ditët e ftohta të dimrit, duke zgjedhur dorashkat apo shallin perfekt në nuancat pastel.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤