Dhjetë shtetet më të sigurta në botë për femrat

Australia është shteti më i sigurt në botë për një grua, sipas analizave të reja nga ekspertët.

Analizat e kryera nga ‘New World Wealth’ për vitin 2018 kanë përfshirë rishikimin e shteteve më të sigurta në botë për femrat.

“Siguria e femrave është një nga mënyrat më të mira për matur potencialin afatgjatë të rritjes së pasurisë të një shteti, me një ndërlidhje prej 92% në mes rritjes historike të pasurisë dhe niveleve të sigurisë së femrave”, ka treguar raporti.

Sipas tyre, kjo do të thotë se pasuria e një shteti rritet dukshëm nga nivelet e forta të sigurisë së femrave në atë shtet.

Australia duket të jetë shteti me performancën më të mirë në tregjet e botës. Përgjatë dhjetë viteve, pasuria e Australisë është rritur për 83%.

TOP 10 SHTETET MË TË SIGURTA PËR FEMRAT GJATË VITIT 2017 ISHIN:

Australia

Malta

Islanda

Zelanda e Re

Kanada

Polonia

Monako

Izraeli

SHBA

Koreja e Jugut

Përpilimi i kësaj liste është bërë duke u bazuar në krimet serioze ku femrat kanë qenë viktima gjatë vitit të kaluar.

“Shumica prej këtyre shteteve janë edhe destinacione të njohura për emigrim. Gjithashtu, shumica prej tyre kanë një rritje të madhe të pasurisë përgjatë 10-20 viteve të kaluara”, ka treguar raporti.

Njëkohësisht, shtetet më të pasigurta për femrat kanë qenë Somalia, Sudani, Iraku dhe Siria.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤