Depresioni i pashmangshëm i Krishtlindjes

auto_dpere1482588546

Kemi hyrë zyrtarisht në vigjiljen e kësaj feste. I gëzohemi atmosferës, ndriçimit verbues të qytetit, por mbi të gjitha i gëzohemi shkëlqimit në sytë e fëmijëve.

Por jo të gjithë kemi të njëjtën qasje ndaj festës. Përveç Grinçit që vodhi Krishtlindjet, ka edhe shumë persona që nuk e durojnë dot këtë festë. Dritat, pema, dhuratat, dreka me miqtë mund të kthehen në një ferr të vërtetë.
Mjekët neuropsikiatër e kanë emërtuar këtë sheqetësim si Christmas Blues ose njohur ndryshe si depresioni i

Krishtlindjes. Shenja kryesore e Christmas Blues është anedonia, paaftësia për t’u përfshirë në shpirtin e festës. Personat e prekur nga kjo lloj formë depresioni kanë çrregullime të humorit, mungesë motivimi dhe stres të vazhdueshëm. Shoqërohet me pagjumësi, ankth, rrahje të shpeshta zemre, të qara dhe kriza paniku. Sipas mjekëve kjo formë depresioni nuk është e trashëguar, ajo formohet vetiu nga kushtet socio-psikologjike të një individi.

Dhuna verbale ose fizike e përjetuar në fëmijëri, mungesa e afeksionit, mungesa e vetëbesimit janë ndër arsyet kryesore që shtyjnë këta njerëz të privohen nga festa. Depresioni i Krishtlindjes ndikon edhe në gjendjen fizike të personave të prekur. Kanë humbje peshe,rënie flokësh dhe dobësi të përgjithshme. Mundohuni t’u qëndroni afër dhe t’u jepni ngrohtësinë dhe dashurinë për të cilën kanë nevojë.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤