Demi Lovato anulon koncertin në Londër, zbulohet shkaku

Demi Lovato është detyruar të heqë dorë nga koncerti i saj mbremjen e djeshme në Londër të Anglisë. Këngëtarja 25-vjeçare shfrytëzoi rrjetet sociale për t’u shpjeguar dhe për t’ju kërkuar falje fansave.

“Po e shkruaj këtë status me lot dhe e trishtuar për shkak se unë duhet ta shtyj koncertin tim në Londër në O2 sonte për shkak të të qenit shumë shumë e sëmurë dhe me akorde vokale të fryra”, shkroi ajo.

“Nëse do të këndoj sonte do t’i dëmtoj edhe më shumë akordet e mia vokale, prandaj duhet ta anuloj pjesën tjetër të turneut”.

“Më vjen keq që po i zhgënjej fansat e mi në Londër që udhëtuan sot me orë në avion ose makinë dhe për të gjithë ata që morën bileta për ditëlindje, festë ose ndonjë rast tjetër të veçantë”, vazhdoi ajo

“Ju falënderoj për mirëkuptimin, ju dua”, përfundoi këngëtarja.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤