Debati mbi arsimin: Privat vs. Publik, cili është ofruesi më i mirë?

I ndeshur shpesh në opinionin publik, por edhe debate të niveleve të ndryshme mbi sistemin publik dhe atë privat të arsimit në Shqipëri, ku shpesh ky i fundit anatemohet ndërsa sistemi publik duket prej kohësh në stanjacion, edhe studentët janë përfshirë në këtë debat duke sjellë argumentet e tyre mbi temën.

Ditën e enjte, në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës, u organizua debati “Arsimi Privat vs. Arsimi Publik”, ku morën pjesë përfaqësues të UET dhe FEUT

Debati i organizuar nga qeveria studentore e UET së bashku me mbështetjes e Dekanes së Studenteve, Odeta Cacaj, dhe mentorin e Klubit të Debatit Viktor Mërkuri trajtoi një temë e cila nuk ka reshtur së krijuar polemika jo vetëm në Shqipëri, por në çdo sistem arsimi të lartë në botë.

Përballimi i grupeve studentore nëpërmjet Debatit kërkoi të sjellë në pah idenë se debati është ai aktiviteti i cili sjell artin e të lexuarit, të menduarit dhe të folurit së bashku në një vend.

Në këtë kuadër, ky aktivitetit kishte si qëllim të fuqizojë studentët për të qenë të aftë për të debatuar në publik, për të qenë objektivë në argumentet dhe kundër argumentet e tyre, si dhe për të identifikuar ata të rinj që duan të kontribuojnë në shoqëri.

Të dy panelet përfaqësuese mbajtën qëndrimet e tyre bazuar nëargumente të konsoliduar të cilët i dhanë një dinamik konsistent debatit. Në fund të aktivitetit, Dekania e Studentëve UET, Odeta Cacaj shpërndahu certifikata mirënjohje për studentet pjesëmarrës.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤