David Machado, portugezi që mat lumturinë e njerëzve

View Gallery
2 Photos
David Machado, portugezi që mat lumturinë e njerëzve
david-machado_770x433_acf_cropped

David Machado, portugezi që mat lumturinë e njerëzve
30698623_1871206676283286_2116982276322492416_n

A mund të matet lumturia? Rreth kësaj pyetjeje është ndërtuar  “Indeksi mesatar i lumturisë” i shkrimtarit portugez David Machado, që  vjen në shqip nga shtëpia botuese “Pegi” . Ky roman trajton çështjen e vjetër të lumturisë, të arsyeve për të qenë të lumtur dhe hedh pikëpyetje mbi rolin e arritjeve e të sukseseve, ato që botërisht njihen dhe quhen të tilla, në jetën tonë.

 

…Lumturia nuk mund të jetë kurrë përmbyllje. Po e mendove lumturinë si

qëllimin final, mund edhe të marrosesh brenda pak kohësh.

A mund të matet lumturia? Rreth kësaj pyetjeje është ndërtuar romani “Indeksi mesatar i lumturisë” i shkrimtarit portugez David Machado. Protagonisti i romanit është Danieli, tridhjetë e shtatë vjeç, në kërkim të identitetit të vet dhe të lumturisë, pas traumave të njëpasnjëshme të humbjes së punës, familjes dhe shtëpisë, në një Lisbonë të fshikulluar dhimbshëm nga

kriza ekonomike. Nëse Danieli arrin ta lërë pas të shkuarën, të shkëputet prej saj, ai do të mund

të kthehet përsëri në identitet, duke shpëtuar kështu jo vetëm veten, por edhe

të gjithë ata që janë të rëndësishëm për të. Ky roman hedh pikëpyetje të rëndësishme mbi rolin që luajnë arritjet e sukseset, apo çfarë njihen botërisht si të tilla, në lumturinë tonë. A janë vërtet

këto që na bëjnë të ndihemi të lumtur? Apo ndoshta janë gjërat e vogla: një falënderim, një buzëqeshje e ngrohtë, përqafimi i fëmijëve, mbështetja e  partnerit… Ndoshta të tjerat janë thjesht një stoli e bukur, antike, por e rëndë, shumë e rëndë. Kush e ka, e mban me krenari, me xhelozi, por kur nuk e kemi, kur fati na bën ta humbim, ndihemi më të lehtë, më të lirë, më vetvetja.

Libri e cultura shkruan se “Indeksi mesatar i lumturisë” është një libër i shkëlqyer, që përballet me tematika të rëndësishme të aktualitetit, në mënyrë origjinale, duke na shtyrë

drejt reflektimit; megjithëse është dramatik, di ta bëjë lexuesin të buzëqeshë, falë stilit të gjallë dhe perspektivës shpresëplotë, por realiste të protagonistit. Sipas Euractiv.com një nga karakteristikat më tërheqëse të romanit është satira që bëhet me fiksimin tonë të përbashkët me statistikat dhe se si përdoren ato nga ekonomistët e politikanët, për të përcaktuar nivelin e lumturisë. Është një qasje thellësisht antiteknokratike… Jo se numrat nuk kanë rëndësi. Kanë. Por shpesh, siç sugjeron Machado, duket se harrojmë historitë njerëzore që fshihen pas tyre. Prekës, realist, shpresëdhënës dhe herë-herë frymëzues, “Indeksi mesatar i lumturisë” duhet të lexohet nga ata që kanë nevojë për një ngritje morali letrare.

David Machado është shkrimtar portugez. Ai ka lindur në Lisbonë dhe ka studiuar ekonomi në ISEG Lisbon, para se të bëhej shkrimtar me kohë të plotë. Fillimisht, Machado u bë i njohur në letërsinë për fëmijë. Dy prej librave të tij fituan çmime letrare kombëtare të rëndësishme (Branquinho da Fonseca Prize në 2005, dhe SPA/RTP Author Prize në 2010). Më pas, ai shkroi dhe  botoi disa romane dhe tregime për të rritur. Në vitin 2015, fitoi Çmimin

Europian të Letërsisë me romanin “Indeksi mesatar i lumturisë”.

 

 

Titulli: Indeksi mesatar i lumturisë

Titulli në origjinal: Indice medio de

felicidade

Autori: Daniel Machado

Përktheu: Ilirjana Agalliu

Zhanri: Roman

Data e botimit: Prill, 2018

Numri i faqeve: 262

Çmimi: 800 lekë

Koleksioni Mozaik

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤