Dasma mbretërore po afron, Meghan Markle i shton listës së të ftuarve një person të rëndësishëm

Familja Markle do të prezantohet më së miri më 19 Maj.

Meghan Markle dhe Princ Harry kanë ndërmend të ndajnë dasmën e tyre më 19 maj me sa më shumë publik të jetë e mundur. Pallati Kensington ka konfirmuar më herët këtë muaj se më shumë se 2 mijë të ftuar do të përfshijnë 200 njerëz nga bamirësitë e Princit Harry, 610 anëtarë të komunitetit të Kështjellës së Windsor-ëve dhe 530 anëtarë të Shtëpisë Mbretërore dhe Pronës së Kurorës.

E megjithatë aq sa di publiku rreth dasmës deri tani, ka ende mistere si përshembull a do të sjellin pas vitet ’90 në Kështjellë Spice Girls me një performancë. Një pyetje e mbetur duket se ka marrë përgjigje në fundjavë. Thomas Markle Sr., babai i nuses, do të jetë në Pritje, ka thënë një raportues për The Sun.

Ndërkohë që dikush mund të mendonte se një baba që merr pjesë në dasmën e së bijës me një princ britanik nuk do përbënte lajm, pritja e Markle Sr. nuk ishte përfundimisht e konfirmuar. Sipas burimeve ai njihet se bën një jetë të izoluar në Meksiko. Dhe Meghan nuk ka ftuar as gjysmë-motrën e saj Samantha Grant, as gjysmë-vëllain.

“Thomas Sr. është shumë i gëzuar që do të jetë pranë vajzës së tij në ditën që ajo do të bëhet princeshë – edhe pse i duhet të luftojë me djajtë e tij për të mbërritur deri atje”, ka thënë një burim.

Gjatë fillimit të vitit dolën fjalë se do të ishte mamaja ajo që do e shoqëronte Meghan-in drejt altarit, një traditë moderne që nuk shihet me sy të mirë për një dasmë mbretërore. The Sun ka hënë se Meghan do të jetë në krah të të atit gjatë dasmës.

Burimi i The Sun ka shtuar se “asgjë nuk do e ndalë Markle Sr. për të qenë pranë së bijës ndërsa bëhet pjesë e familjes mbretërore”.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤