Çmimet ‘Oscar’ dhe Bleona Qereti

Parakalimi në Tapetin e Kuq është edhe emblema e Çmimeve Oscars, që këtë vit zhvilloi edicionin e 90 të tij.

Totali i buxhetit për organizimin e ceremonisë, është rreth 42 milionë dollarë, ndërsa Tapeti i Kuq, i gjatë rreth 150 metra, kushton rreth 360 mijë dollarë.

Gjithashtu, vlen të përmendet se Dolby Theatre, në Hollywood, paguan rreth 2 milionë dollarë, për të pritur Çmimet Oscars.

Edhe statuja Oscar, që jepet për fituesit, peshon disi më pak se 4 kg, ndërsa kushton rreth 500 mijë dollarë.

Pas një spektakli dhe parakalimi mbi Tapetin e Kuq, mbrëmja gala e ndarjes së Çmimeve Oscars ka shpallur edhe fituesit e saj për çdo kategori.

Ky ishte edicioni i 90-të i Oscar Awards, ceremonia e të cilit u mbajt në Dolby Theatre, në Hollywood, ndërsa për të dytin vit radhazi, u soll në Shqipëri nga Top Channel, nëpërmjet një transmetimi maratonë.

“The Shape of Water” ka qenë filmi me më shumë Çmime Oscar të fituar në këtë edicion të 90, me plot 4 të tillë, përfshi filmin më të mirë dhe drejtorin më të mirë.

Ja dhe lista e fituesve:

Filmi më i mirë: “The shape of water”

Aktori më i mirë në rol kryesor: Gary Oldman me fimin “Darkes Hour”

Aktorja më e mirë në rol kryesor: Frances Mc Dormand “Three billboards outside Ebbing, Misouri”

Regjisori më i mirë Guillermo del Toro “The shape of water”

Muzika origjinale-Kënga më e mirë: Remember me (Kristen Anderson dhe Robert Lopez) “Coco”

Kolona zanore më e mirë: Alexandre Desplat “The shape of water”

Aktori më i mirë në rol dytësor: Sam Rockwell “Three billboards outside Ebbing, Misouri”

Filmi më i mirë i huaj: A fantastic woman (Kili)

Filmi më i mirë i shkurtër (Live action): The silent child

Filmi më i mirë dokumentar: Icarus

Filmi më i mirë dokumentar i shkurtër: Heaven is a traffic jam on the 405

Filmi më i mirë i animuar: Coco

Filmi më i mirë i animuar me metrazh të shkurtër: Dear Basketball

Filmi me fektet vizuale më të mira: Blade runner 2049

Miksimi më i mirë i zërit: Dunkirk

Editimi më i mirë i zërit: Dunkirk

Editimi më i mirë filmik: Dunkirk

Çmimi kinematografik: Blade Runner 2049, Roger Deakins

Makiazhi dhe stili i flokëve më i mirë: Darkest Hour

Dizain produksioni: The shape of water

Kostumografia: Phantom Thread

Aktorja më e mirë në rol dytësor: Allison Janey, “I, Tonya”

Skenari më i përshtatur: James Ivory, “Call me by your name”

Skenari më i mirë origjinal: Jordan Peele

Nëse mendoni se nuk pati asnjë çmim për shqiptarët, gaboheni!

“Një këngëtare për të cilën me gjasë nuk keni dëgjuar kurrë “vodhi” vëmendjen nga yjet e tjerë në tapetin e kuq të festës së Vanity Fair, pasi u shfaq e veshur kështu…”

Është kjo mënyra sesi e nis shkrimin e saj e përditshmja britanike Metro, e cila këtë të hënë, ashtu si shumë media të tjera i ka kushtuar Bleona Qeretit një shkrim, për veshjen e këngëtares shqiptare.

Ajo u shfaq me këtë veshje tepër guxuese në Wallis Annenberg Center, e padyshim bëri që shumë koka të ktheheshin drejt saj. “Bleona u sigurua që t’ia njihnit emrin”, shkruan Metro.

Nuk është hera e parë që këngëtarja shqiptare përfundon në mediat ndërkombëtare për shkak të veshjes. Në 2014-ën, teksa u shfaq në tapetin e kuq të çmimeve AMA, Bleona ishte veshur me një fustan rrjetë, që njësoj si këtë herë, i linte shumë pak vend imagjinatës.

Sigurisht zgjedhja e Bleonës nuk kaloi edhe pa humor nga mediat. “Fatmirësisht dimri i Los Angeles nuk është i egër, në të kundërt të nesërmen në mëngjes do të ishte zgjuar duke u teshtirë…”

38-vjeçares iu bashkuan yje të tjerë të Hollywood si Emily Ratajkowski, Olivia Wilde, Donald Glover dhe Jon Hamm, të cilët shkuan gjithashtu në këtë festë, pasi morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, në Dobly Theater.

Kështu, edhe këtë herë Bleona ia doli që të tërheqë vëmendjen, pasi këtë të hënë emri i saj po bën xhiron e disa mediave ndërkombëtare, si DailyMail, VanityFair, SkyNews, The Sun etj.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤