Cila shenjë horoskopi jeni? Sipas astrologëve, kjo gjë ju lumturon

Shenjat e horoskopit këtë herë kanë treguar se kush na bën ne të lumtur. Astrologët tregojnë:

Dashi

Sfida– Nuk ka asgjë që mund ta gëzojë një Dash më shumë se sfidat e përditshme. Janë të parët që hidhen në bast, që hapin një lojë të rrezikshme. E adhurojnë adrenalinën dhe risinë.

Demi

Pushimi– Demi e ka të nevojshme paqen. E dashuron ndjesinë e relaksit dhe qetësisë, kohen për te menduar dhe analizuar. Prandaj demët duan të kenë gjithmonë një agjendë të qëndrueshme, ku te përfshihet patjetër edhe koha e relaksit.

Binjakët

Bisedat– Nëse nuk flasin, Binjaket duan patjetër te lexojnë, shkruajnë mesazhe apo edhe artikuj ne bllogje. Nuk ka gjë qe Binjaket ta shijojnë me shume se vënia e imagjinatës ne lëvizje, kurioziteti dhe ideja se mund te thonë diçka interesante ne bisede.

Gaforrja

Një përqafim i ngrohte– Gaforret nuk duan asgjë me shume ne bote se ndjesia se dikush i çmon, i do, kujdeset për te. Vete Gaforres i pëlqen t’i ndihmoje te tjerët e te kujdeset për ta, por e kërkon këtë edhe tek ata. Është shenje tejet familjare; lumturia e Gaforreve varet nga siguria qe i krijohet.

Luani

Komplimentet– Nëse komplimentoni një Luan, e keni bere automatikisht te lumtur. Luanët e adhurojnë ndjesinë e te qenit “yll” i situatës, edhe kur janë ne prapaskene. Sipas intv, janë mbretër dhe janë te vetëdijshëm por e kane qe edhe te tjerët ta dine e t’ua thonë. Veçse nëse i përkëdhelni ne këtë aspekt, do te jene shume besnik e mbrojtës ndaj jush.

Virgjëresha

Mirënjohja– Virgjëresha ka instinktin e të ndihmuarit të të tjerëve, nuk i thonë kurrë “jo” dikujt që kanë nevojë të ndihmohet. Por dhe vete kërkon shumë ndihma. Por që të vijoj t’ju ndihmojë duhet t’i vini në dukje inteligjencën, pasi kjo e motivon shumë. Po ashtu, për Virgjëreshën është shume e rëndësishme mirënjohja, t’u thoni që janë miq të mirë.

Peshorja

Harmonia– Si nj shenje ne kërkim te ekuilibrit, Peshorja nuk para e pëlqen sfidën, luftën, kërkon harmoni mes te gjithëve. Nuk është altruiste, përkundrazi thellësisht egoiste; nuk mund te ndihet mirë në një ambient jo të qetë. Eshte shenja “avokat i djallit”, sepse shpesh vihet ne mbrojtje të të dyja palëve qe mund te jene kundra njëra tjetrës.

Akrepi

Privatësia– Shenja më misterioze e horoskopit ndihet mirë dhe e mbrojtur sa më pak gjëra të dihen për te. Akrepi mund të ketë frikë nga informacionet që dalin për të, pasi ndihet i ekspozuar ndaj të tjerëve, madje nuk i pëlqen aspak ta kenë në dorë. Nga ana tjetër, për te baraspeshuar jetën e izoluar, do te këtë dikë që t’i besojë e të mund t’ia thotë të gjitha.

Shigjetari

Aventura– Shigjetari njihet si shenja me aventuriere. Nje Shigjetar do ta gjeje sesben menyren per te eksploruar diçka te re. Edhe nese nuk udheton dot, qe eshte pasioni i madh i nje shigjetari, do te kerkoje te rrethohet nga njerez te rinj interesante, qe te qeshin me shakate e tij.

Bricjapi

Respekti– Nëse nuk ia bëni me dije qe e respektoni nje Bricjap, i hiqni nje prej gjerave me te rendesishme te jetes: statusin. Bricjapi jeton për statusin dhe ben gjithçka qe te arrije aty ku do, ndaj ta respektoni, eshte me e pakta qe mund te beni.

Ujori

Te qenit i veçante-Nje Ujor kerkon te jete dhe eshte ndryshe. Për te është e rëndësishme qe te tjerët ta dine këtë. Ata jetojne me standartet e veta, pa u ndjere aspak te detyruar te jene pjese e rrymes. Nga ana tjeter, adhurojne te bejne biseda te thella, mbi aspekte te pamenduara, nga te cilat mund te zbulojne gjera te reja, dhe mbi te gjitha, te ndihen interesante.

Peshqit

Vetmia– Kjo shenje kaq e ndjeshme dhe kaq ëndërrimtarë nuk mund ta zhvilloje imagjinaten e pakufij ne mes te zhurmës. Te qenurit vetëm është diçka e domosdoshme për ta, sepse duan te mendojne. Po kështu vlerësojnë shume praninë e atyre qe i kuptojnë thelle, pa qene e nevojshme te flasin.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤