Çifti Clooney ndihmon të riun iraken të shpëtojë nga ISIS

Aktori i famshëm i Hollywood, George Clooney dhe bashkëshortja e tij, avokatja Amal, kanë dhënë shembullin perfekt të solidarizmit.

Çifti i famshëm, gjatë një interviste në “My Next Guest Needs No Introduction”, ka rrëfyer se kanë ndihmuar një të ri iraken, i cili ishte në përpjekje për t’i shpëtuar ISIS.

Amal Alamuddin dhe George Clooney janë çifti, i cili gjithnjë dallohet për veprat e tyre në ndihmë të fëmijëve dhe personave në nevojë.

Çifti Clooney ka ndihmuar të riun iraken, të cilin e kanë ftuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të studiuar në universitetin e Çikagos.

Në intervistën e tyre për David Letterman çifti theksoi se, pavarësisht çdo gjëje, rëndësi ka të vihet drejtësia, por jo nëpërmjet dhunës.

Duke ndihmuar të riun iraken, çifti tregoi se sa i rëndësishëm është kujdesi ndaj fëmijëve, jo vetëm fëmijëve të tyre, por atyre në mbarë botën, të cilët kanë të drejta të barabarta.

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤