Çift i ri në Hollivud?

Aktorët Nina Dobrev dhe Orlando Bloom kanë patur një sërë takimesh romantike së fundmi, por sipas thashethemeve, bëhet fjalë për takime rastësore.

 

1

Picture 1 of 3

Lajmin e bën të ditur revista “People”, që citon një burim të afërt me një nga aktorët. “Ata kanë pak kohë që njihen. Së fundmi kanë dalë së bashku, por është diçka tërësisht rastësore”, ka thënë burimi.

Ylli i sagës “Piratët e Karaibeve” ka pak kohë që ka njoftuar ndarjen e tij nga këngëtarja Katy Perry.

“Kemi mbetur miq. Jemi të rritur. Ndodhi që ajo ishte shumë e hapur, ndërsa mu duk se nuk i interesonte shumë se si jam unë. Është diçka mes nesh dhe është mirë të shihet si shembull se ndarjet nuk kanë të bëjnë me urrejtjen”, tha Bloom pak kohë më parë.

Dobrev nga ana tjetër, protagoniste e serialit “Ditaret e Vampirit”, njihet si person që i pëlqen të shkojë përtej limiteve. 28-vjeçarja deri para disa vitesh ka qenë e lidhur me një nga aktorët e serialit të sipërpërmendur.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤