‘Ciflat sjellin fat’: Si u dashurua Geraldina me Ahmet Zogun

View Gallery
19 Photos
‘Ciflat sjellin fat’: Si u dashurua Geraldina me Ahmet Zogun
Geraldine Appony - Zogu

‘Ciflat sjellin fat’: Si u dashurua Geraldina me Ahmet Zogun
Geraldinë-Appony

‘Ciflat sjellin fat’: Si u dashurua Geraldina me Ahmet Zogun
Geraldine Appony - Zogu

‘Ciflat sjellin fat’: Si u dashurua Geraldina me Ahmet Zogun
Geraldine Appony - Zogu

‘Ciflat sjellin fat’: Si u dashurua Geraldina me Ahmet Zogun
Geraldine 1

‘Ciflat sjellin fat’: Si u dashurua Geraldina me Ahmet Zogun
Queen Geraldine

Geraldine Appony - Zogu

‘Ciflat sjellin fat’: Si u dashurua Geraldina me Ahmet Zogun
img267

Geraldine Appony

‘Ciflat sjellin fat’: Si u dashurua Geraldina me Ahmet Zogun
img175

Mbretëresha Geraldinë dhe Leka i vogël

‘Ciflat sjellin fat’: Si u dashurua Geraldina me Ahmet Zogun
img150

Foto familjare, Geraldina, Mbreti Zog dhe i biri Leka

‘Ciflat sjellin fat’: Si u dashurua Geraldina me Ahmet Zogun
Geraldine Appony - Zogu

‘Ciflat sjellin fat’: Si u dashurua Geraldina me Ahmet Zogun
Geraldine Appony - Zogu

‘Ciflat sjellin fat’: Si u dashurua Geraldina me Ahmet Zogun
Geraldine Appony - Zogu

‘Ciflat sjellin fat’: Si u dashurua Geraldina me Ahmet Zogun
Geraldine Appony - Zogu

‘Ciflat sjellin fat’: Si u dashurua Geraldina me Ahmet Zogun
Geraldine-6

‘Ciflat sjellin fat’: Si u dashurua Geraldina me Ahmet Zogun
Mbreti Ahmet Zogu

‘Ciflat sjellin fat’: Si u dashurua Geraldina me Ahmet Zogun
Ahmet Zogu

‘Ciflat sjellin fat’: Si u dashurua Geraldina me Ahmet Zogun
Ahmet Zogu

‘Ciflat sjellin fat’: Si u dashurua Geraldina me Ahmet Zogun
Mbreti Ahmet Zogu

‘Ciflat sjellin fat’: Si u dashurua Geraldina me Ahmet Zogun
Ahmet-Zogu

Nga Blendi Fevziu
Pjesë nga libri: “Ahmet Zogu, presidenti që u bë mbret”

“Libri flet më shumë se sa për kohën kur Zogu ishte mbret. Është një libër profil i tij që përfshin gjithë jetën, nga fëmijëria në Burgajet e Stamboll, vitet në Vjenë, aktiviteti politik në Shqipëri dhe jeta në mërgim në Francë, Angli apo Egjipt. Gjatë jetës së tij, Zogu ka qenë aktiv politikisht rreth 27 vjet, nga 1912–1939. Libri del edhe përtej kësaj kohe. Ka detaje edhe për të si personalitet. Ka një kapitull që titullohet “Ahmet Zogu dhe gratë”; një tjetër “Oborri Mbretëror” dhe një që titullohet “Kush ishte Ahmet Zogu”. Në të flitet edhe për detaje që lidhen me mënyrën e tij të jetesës, pallatin, veshjet dhe shpenzimet që ai bënte. Për të ardhur tek pyetja direkte, mund t’ju them që shqiptarët në kohën e Zogut ishin fillesa e një kombësie për të jetuar në një shtet të centralizuar. Shteti unitar nis në Shqipëri me Mbretin Zog. Unitar kam parasysh njësinë territorial”.

“Zogu u largua nga Shqipëria më 7 prill 1939. Ai e refuzoi me vendim parlamenti pushtimin italian dhe urdhëroi ushtrinë dhe xhandarmërinë të bëjnë rezistencë. Rezistenca zgjati thuajse 16 orë dhe dokumentohet nga shtypi botëror dhe diplomatët e huaj në Shqipëri. Lufta e Dytë Botërore nisi më 1 shtator 1939, pesë muaj pas ikjes së Zogut. Në vitet e luftës ai ishte në Angli. Si mund të shpallej Kriminel lufte në Shqipëri një njeri që s’kishte qenë asnjë ditë këtu gjatë luftës?!!! Kjo gjë u konsiderua madje qesharake edhe nga britanikët. Nga ana tjetër, Hoxha ndërtoi pushtetin e tij duke shtypur thellë filozofinë e Zogut, figurën e tij dhe parimet që ai kishte ndjekur në ndërtimin e shtetit. Por nga ana tjetër, Hoxha ishte tejet kurioz dhe për shumë vite e ka imituar atë. Thellë-thellë, ai kishte admirim për Zogun. Zogu ka ndikuar mjaft figura politike shqiptare, edhe pse ai ngjan i paimitueshëm në sukseset, por edhe dështimet e tij,” kështu shprehej gazetari Blendi Fevziu për librin e tij best-seller.

***

“Herët në mëngjes, u gjenda në kuvertë, pasi s’kisha vënë gjumë në sy gjithë natën. Përpara meje shtrihej Durrësi. Hodha vështrimin mbi muret e lashta romake dhe më tutje ato veneciane, të shpuara nga plumbat turq, dhe prapa maleve, shkëmbinj të lartë graniti gri, që lartësoheshin mbi det. Peizazhi i pazbutur ishte krejt ndryshe nga gjithçka kisha parë deri atëherë.

Na kërkuan të qëndronim në bord derisa të zbarkonin të gjithë udhëtarët e tjerë dhe, kur kalata u boshatis, u shfaq një Mercedes i zi. U përshëndeta nga kolonel Sotir Martini, një ministër i Oborrit, i cili i ndenji pranë Mbretit deri në momentin që vdiq në mërgim në vitin 1950”.

Ky është rrëfimi i Geraldina De Nagy Appony për kontaktin e parë që pati me vendin që do t’i vinte mbi kokë kurorën. Ishte 21 vjeçe dhe e emocionuar. Qe nisur drejt një të panjohure duke besuar në një happy-end.

Në port e priste adjutanti i Mbretit, që e akomodoi si mysafire në familjen Toptani dhe e sqaroi “me takt” se udhëtimi i saj ishte dhe do të mbetej sekret derisa ajo dhe Mbreti të merrnin një vendim. Geraldina u ftua të merrte pjesë në ballon e Vitit të Ri 1938. Gjatë gjithë jetës së saj, në dhjetëra intervista dhe biografi, ajo ka kujtuar gjithnjë momentin e parë kur u gjend përballë me atë që do të bëhej burri i ardhshëm i saj:

“Më dridheshin këmbët dhe nuk shikoja asgjë. Isha jashtë mase e frikësuar. Dhoma ishte aq e gjatë, sa dukej e pafund dhe unë doja vetëm të zhdukesha. Befas, u gjenda ballë për ballë me një fytyrë të hijshme, një burrë i gjatë, pa të meta, i veshur me uniformën e bardhë të kolonelit të përgjithshëm të ushtrisë. Ishin pikërisht sytë që i vura re të parët, sy depërtues bojëqielli.

Kisha praktikuar një përkulje si ato që mësojmë në orët e kërcimit, por e harrova nga hutimi dhe thjesht bëra një përkulje të lehtë. Mbreti menjëherë më ngriti me një buzëqeshje tërheqëse, më falenderoi për vizitën në vendin e tij dhe më pyeti nëse udhëtimi kishte kaluar mirë”.

Geraldina nuk e dinte se pavarësisht fshehtësisë, lajmi për mbërritjen e saj kishte intriguar tej mase kryeqytetin. Pothuajse i gjithë oborri, njerëzit me ndikim dhe diplomatët e dinin që kish¬te ardhur me aprovimin e Mbretit dhe ishte kandidatura kryesore për t’u bërë Mbretëreshë e Shqipërisë. Mbreti qe aty, së bashku me princeshat që ai ia prezantoi njëra pas tjetrës. Geraldina e kujtonte gjithnjë atë moment:

“Asnjëherë nuk e largoi vështrimin nga unë, ndërsa më ofroi një gotë shampanjë. Gishtat tanë u prekën dhe në atë çast dritat u vagëlluan. Ishte pikërisht mesnatë dhe kështu e donte zakoni shqip¬tar. Ngaqë isha në angështi, e lëshova gotën, e cila u thërrmua në mijëra cifla kristalesh të vogla.

E ndjeva se u zbeha në fytyrë, por Mbreti qeshi. Ciflat sjellin fat, – tha ai në gjermanisht dhe më ra në dorë si për të më siguruar. Jehona e dymbëdhjetë tik-takeve të mesnatës ende nuk ishte fashitur, kur një valë e fortë duartrokitjesh dukej se do ta shembte dhomën. Nga të gjitha anët dhe në të gjitha gjuhët u dëgjua thirrja: Fat të bardhë!

U ndjeva si asnjëherë më parë. Kisha rënë në dashuri.”

Ishte viti 1938, viti i martesës së Mbretit Zog I me Mbretëreshën Geraldinë. Geraldina nuk iku më nga Shqipëria që atë ditë. Fejesa u mendua të shpallej në janar dhe martesa në prill. Më 25 janar 1938, ambasadori britanik në Durrës, njoftonte ministrin e Jashtëm Anthony Eden:

“Kontesha Apony ka ardhur në Tiranë në pjesën e fundit të muajit dhjetor. Më 31 dhjetor Mbreti Zog vallëzoi me atë në vigjilje të Vitit të Ri në mbrëmjen e organizuar në oborrin mbretëror. Kur u takova me ministrin e Jashtëm Shqiptar në datën 24 janar, ai pohoi fejesën e Mbretit Zog me Konteshën Apony. Mendohet se shpallja zyrtare do të jepet brenda pak ditësh.”

Fejesa u shpall më 31 janar 1938. Shpallja u bë në një seancë të jashtëzakonshme parlamentare e thirrur me kërkesën e vetë Mbretit Zog. Kushtetuta e Shqipërisë, parashikonte që kërkesa për fejesën e Mbretit të kalonte për miratim në dy Dhomat e Parlamentit. Salla ishte e mbushur plot dhe në llozhën kryesore qëndronin motrat e Mbretit. Kryetari i Parlamentit njoftoi se të dyja dhomat e kishin aprovuar fejesën dhe se Geraldina mund të bëhej Mbretëreshë e Shqipërisë. Sipas biografes së Geraldinës, atë mbrëmje, Geraldina bëri prezantimin e parë të plotë me familjen e dhëndrit.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤