Çdo vajzë duhet ta dëgjojë atë çfarë thotë Michelle Obama për edukimin e vajzave të reja

Michelle Obama, gjatë festivalit ‘Global Citizens’ të mbajtur kohë me pare në Nju Jork, ka lënë një mesazh të rëndësishëm për çdo person.

Michelle ka folur për mbështetjen e edukimit të vajzave anë e mbanë botës.

Ajo ka thënë:

“Shumica e vajzave nuk mund ta marrin edukimin që u duhet për veten dhe familjen e tyre, dhe për ta bërë zërin e tyre të dëgjohet anë e mbanë botës”.

Michelle kishte marrë për herë të parë në ‘Global Citizens’ në vitin 2015, ku kishte kërkuar mbështetje për kampanjën e saj ndërkombëtare e cila kishte për qëllim mbështetjen e edukimit të vajzave adoleshente anë e mbanë botës.

Ajo e ka vlerësuar atë si fillim të jashtëzakonshëm, por sot e asaj dite, ende 130 milionë vajza të të gjitha moshave mbeten jashtë shkolle.

“Kjo ma thyen mua zemrën si grua që më është transformuar jeta nga edukimi, dhe si nënë e dy vajzave e cila dëshiron që çdo vajzë në këtë planet ta arrijë potencialin e sajë të plotë, dhe të bëhet personi që dëshiron të bëhet.

Përderisa kohërat kanë ndryshuar dhe më nuk jetoj në Shtëpinë e Bardhë, qëllimi im nuk është të heqë dorë nga këto vajza. Dua të punoj në këtë problem deri në fund të jetës sime”, ka rrëfyer Obama.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤