Catherine Deneuve: “Meshkujt kanë të drejtë që të ‘gjuajnë’ femrat…”

Ndërkohë që bota anglosaksone është e mbushur me raportime për femrat e guximshme, që po denoncojnë meshkujt e fuqishëm, të cilët i kanë ngacmuar seksualisht, nga Franca vjen një reagim tjetër.

Aktorja e njohur, Catherine Deneuve thotë se meshkujt duhet të jenë të lirë që të ‘gjuajnë’ femrat.

Ajo është një nga 100 gratë e njohura në Francë, që ka shkruar një letër të hapur, duke paralajmëruar kundër një ‘puritanizmi’ të ri.

Letra e nënshkruar nga shkrimtare, aktore dhe akademike franceze, u publikua një ditë më parë nga gazeta “Le Monde”.

“Burrat po ndëshkohen menjëherë, po largohen nga punët e tyre vetëm përse i kanë prekur gjurin dikujt ose kanë tentuar që të vjedhin një puthje,” thuhet në letër.

“Përdhunimi është një krim, por përpjekja për të joshur dikë, madje edhe në mënyë të përhershme apo të mërzitshme, nuk është- dhe as burrat nuk duhet të jenë subjekt i sulmeve shoviniste”.

Autoret argumentojnë se ndërsa është legjitime që të flitet kundër abuzimeve nga disa burra, denoncimet e vazhdueshme po dalin jashtë kontrollit.

Për më tepër, në letër thuhet se kjo po krijon përshtypjen publike se femrat janë të pafuqishme dhe viktima të vazhdueshme.

“Si gra, ne nuk e gjejmë veten tek ky feminizëm, që përtej denoncimit të abuzimit me pushtetin, shton urrejtjen ndaj meshkujve dhe seksualitetit”.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤