Aktualitet

Carlo Messina: Intesa Sanpaolo, një nga bankat më efektive në Europë






               Publikuar në : 16:47 - 13/02/17 |
mapo.al

CARLO MESSINA INTESA SANPAOLO


“Rezultatet tona për vitin 2016 demonstrojnë se Banka jonë është e aftë të arrijë rezultate shumë të mira, në terma organikë, edhe në një mjedis shumë më pak të favorshëm ekonomik nga sa ishte parashikuar në Planin e Biznesit tonë për periudhën 2014 – 2017.

Tregjet financiare në vitin 2016 u përballën me trazira të forta.

Krahas kësaj situate përmendim dhe normën negative të Euriborit 1 mujor e cila ishte më shumë se 60 pikë bazë nën nivelin e pritshmërive tona.

Pavarësisht nga ky mjedis veçanërisht i vështirë, ne kemi arritur objektivin tonë për dividendin dhe do të shpërndajmë një dividend prej 3 miliardë euro për vitin 2016.

Shuma totale e akumuluar e dividendëve që kemi shpërndarë për aksionerët tanë në tre  vitet e para të Planit të Biznesit arrin në 6.6 miliardë euro, 600 milion euro më shumë kundrejt planit tonë.

Intesa Sanpaolo mbetet një nga bankat më efektive në Europë me një raport kosto / të ardhura prej 51%, krahasuar me mesataren e sektorit prej 65%.

Ne kryesojmë në Europë në drejtim të rentabilitetit, i cili është rezultat i kontributit të rëndësishëm të dhënë nga të gjitha divizionet tona.

Një nga arritjet e rëndësishme është ulja e nivelit të kredive me probleme. Gjatë 15 muajve të fundit gjendja e kredive me probleme u ul me 6.3 miliard euro. Fluksi në hyrje i kredive me probleme është në nivelin më të ulët që prej krijimit të Intesa Sanpaolo. Niveli i provigjionimit u rrit më tej. Objektivi ynë është që të ulim nivelin e kredive me probleme në nivelet e situatës para krizës brenda vitit 2019, me shitje të kufizuara dhe të synuara ndaj palëve të treta.

Ne dolëm fitues nga stres testi i Autoritetit Bankar Europian që u zhvillua për vitin 2019, i cili konfirmoi forcën e raporteve tona të bilancit, me një raport kapitali prej 12.9%.

Pozicioni ynë i levës financiare është një nga më të mirët në Europë.

Ne vazhdojmë të jemi lider në Europë për Menaxhimin e Pasurisë. Klientët tanë na kanë besuar aktive financiare në një vlerë mbi 860 miliardë euro, ku rreth 315 miliardë euro nga të cilat janë aktive në menaxhim. Kjo vlerë është 11 miliardë euro më shumë se viti i kaluar dhe 73 miliardë euro më shumë që nga fillimi i Planit të biznesit tonë të ri. Lëvizja jonë drejt modelit të Kompanisë së Menaxhimit të Pasurisë në vitet e fundit po jep rezultate të suksesshme dhe 50% e fitimit tonë para tatimit ka rezultuar nga veprimtaria e menaxhimit të pasurisë.

Banka jonë është një faktor i vërtetë i zhvillimit të ekonomisë reale në Itali, e cila gjatë vitit 2016 ka investuar 48 miliard euro në kredi afat-mesme dhe afat-gjata, një rritje rreth 80% që prej vitit 2014.

Gjatë tre viteve të fundit, ne kemi ndihmuar gati 53,000 kompani që të kapërcejnë vështirësitë e tyre financiare, duke shndërruar vlerën prej 3 miliard Euro të kredive me probleme në kredi të mira.

Në vitin 2017, ne do të vazhdojmë të ruajmë një rol të rëndësishëm duke u ofruar familjeve dhe bizneseve mbështetjen e fortë për të cilën kanë nevojë.

Unë dëshiroj të falënderoj të gjithë punonjësit tanë. Ata kanë punuar shumë për të ndihmuar në arritjen e këtyre rezultateve të shkëlqyera në një mjedis veçanërisht të vështirë dhe sfidues. Falë tyre ne mund të konfirmojmë objektivin tonë për të shpërndarë dividend cash në vlerën prej 10 miliard Euro për periudhën katër vjeçarë të planit të biznesit tonë 2014 – 2017.

Intesa Sanpaolo feston 10 vjetorin. Këto vite janë karakterizuar nga një krizë e gjatë ekonomike, por këto janë gjithashtu vitet gjatë të cilave ne kemi afirmuar veten si një nga bankat kryesore në Europë në drejtim të kapitalizimit të tregut, rentabilitetit, forcës së kapitalit, aftësisë tonë për të tërhequr investitorë ndërkombëtar dhe inovacionit në qeverisje.

Ne jemi aktorë në kontekstin Europian, gati për të kapur mundësi të reja rritjeje me kushtin e ruajtjes së aftësisë tonë për të shpërblyer në mënyrë të ndjeshme aksionerët tanë dhe për të ruajtur forcën e kapitalit tonë, i cili mbetet një avantazh thelbësor konkurrues.”

intesa-sanpaolo-group

INTESA SANPAOLO: REZULTATET E KONSOLIDUARA MË 31 DHJETOR 2016

 

FITIMI NETO PËR VITIN 2016 REZULTOI €3.1 MILIARD. DUKE PËRJASHTUAR KONTRIBUTET DHE SHPENZIMET E TJERA TË INDUSTRISË BANKARE, FITIMI NETO REZULTOI €3.7 MILIARD.

SHUMA E DIVIDENDËVE QË ËSHTË PROPOZUAR PËR SHPËRNDARJE ËSHTË  €3 MILIARD.

BAZA E KAPITALIT ISHTE E FOTË DHE MBI KËRKESAT RREGULLATORE, EDHE SIPAS SKENARIT TË RËNDUAR TË STRES TESTIT. RAPORTI I KAPITALIT REZULTOI 12.9% PA DIVIDENDËT E PROPOZUAR

TENDENCA E KREDISË U PËRMIRËSUA KU GJENDJA E KREDIVE ME PROBLEME DHE NIVELI I FLUKSIT TË KREDIVE ME PROBLEME QË VIJNË NGA KREDITË E MIRA PËSOI NJË RËNIE TË MËTEJSHME (NIVELI I FLUKSIT TË KREDIVE ME PROBLEME REZULTOI NË NIVELIN MË TË  ULËT QË NGA KRIJIMI I INTESA SANPAOLO).

INTESA SANPAOLO VAZHDON TË OPEROJË SI NJË FAKTOR PËRSHPEJTUES NË RRITJEN E EKONOMISË REALE NË ITALI. NË VITIN 2016 KREDITË E REJA AFAT-MESME/ AFAT-GJATA QË KA DISBURSUAR GRUPI PËR INDIVIDËT DHE BIZNESET ITALIANE ARRITËN VLERËN PREJ 48 MILIARD EURO (17% MË SHUMË NË KRAHASIM ME VITIN 2015).

NË VITIN 2016, BANKA NDIHMOI DHE LEHTËSOI RIKUPERIMIN NË STATUSIN E KREDIVE PA PROBLEME MË SHUMË SE 17,000   KOMPANI – DUKE ARRITUR GJITHSEJ MBI 52,000 KOMPANI PREJ VITIT 2014.

  • VLERA E DIVIDENDËVE CASH PËR VITIN 2016 REZULTOI 3 MILIARD: 17.8 EURO CENT PER AKSION TË ZAKONSHËM DHE 18.9 EURO CENT PËR AKSION KURSIMI. YIELDI I DIVIDENDIT PREJ (*)8.2% PËR AKSION TË ZAKONSHËM DHE 9.2% PER AKSION KURSIMI
  •  FITIMI NETO
  • €3,111M NË 2016 PËRKUNDREJT €2,739M NË 2015; €3,670M PËRKUNDREJT €3,091M PA PËFSHIRË TAKSAT DHE SHPENZIMET E TJERA TË INDUSTRISË BANKARE (°)
  • €776M NË T4 2016 PËRKUNDREJT €628M NË T3 2016 DHE €13M NË T4 2015; €1,153M PËRKUNDREJT €697M DHED €261M, PA PËFSHIRË TAKSAT DHE SHPENZIMET E TJERA TË INDUSTRISË BANKARE
  • PERFORMANCA OPERATIVE:
  • MARZHI OPERATIV 19.4% MË SHUMË NË T4 2016 PËRKUNDREJT T4 2015 (MË PARË, 8.8% MË SHUMË NË T3 2016 PËRKUNDREJT Y3 2015, 7% MË PAK NË T2 2016 PËRKUNDREJT T2 2015, DHE 18.6% MË PAK NË T1 2016 PËRKUNDREJT T1 2015)
  • RRITJA E TË ARDHURAVE OPERATIVE NË T4 2016 PËRKUNDREJT T3 2016:
  • 4.5% MË SHUMË PËRKUNDREJT T4 2015
  • 0.8% MË SHUMË PËRKUNDREJT T3 2016
  • RRITJA E FITIMIT BRUTO NË T4 2016, ME RREGULLIME KONSERVATIVE TË KREDISË PAVARËSISHT NGA TENDENCA E PËRMIRËSIMIT TË KREDISË:
  • FITIMI BRUTO PREJ €1,556M NË T4 2016 PËRKUNDREJT €1,067M NË T3 2016 DHE €508M NË T4 2015
  • RREGULLIMET E KREDISË PREJ €1,174M NË T4 2016 PËRKUNDREJT €917M NË T3 2016 DHE €923M NË T4 2015
  • TENDENCA E PËRMIRËSIMIT TË KREDISË:
  • RËNIA E NIVELIT TË FLUKSIT NË HYRJE TË KREDIVE TË MIRA NË KREDI ME PROBLEME

NIVELI MË I ULËT VJETOR I FLUKSIT NË HYRJE QË NGA KRIJIMI I INTESA SANPAOLO: €5.8 MILIARD TË FLUKSIT NË HYRJE BRUTO, 34% MË PAK PËRKUNDREJT 2015, DHE €3.1 MILIARD TË FLUKSIT NË HYRJE NETO, 46% MË PAK PËRKUNDREJT 2015

  • RËNIA E NIVELIT TË KREDIVE ME PROBLEME

 4.1% MË PAK NETO PËRKUNDREJT T3 2016 DHE 10% MË PAK NETO PËRKUDNREJT T4 2015

 2.6% MË PAK BRUTO PËRKUNDREJT T3 2016 DHE 7.9% MË PAK BRUTO PËRKUNDREJT T4 2015

BAZË E FORTË KAPITALI, MBI KËRKESAT RREGULLATORE EDHE SIPAS SKENARIT TË RËNDUAR TË STRES TESTIT:

  • RAPORTI I KAPITALIT MË 31 DHJETOR 2016, PA VLERËN NETO PREJ 3 MILIARD EURO TË DIVIDENDËVE QË JANË PROPOZUAR PËR VITIN 2016

12.9% NË BAZË REGJIMI NORMAL (1) (2)

12.7% NË BAZË TRANZICIONALE PËR 2016 (2)

  • RAPORTI I KAPITALIT SIPAS STRES TESTIT

10.2% SIPAS SKENARIT TË RËNDUAR PËR VITIN 2018

(*) sipas çmimit të referencës të regjistruar nga aksionet e Intesa Sanpaolo në datën 2 shkurt 2017.

(°) Kontributet e zakonshme dhe të jashtëzakonshme në fondin e ndërhyrjeve, kontributet e zakonshme në skemën e garancisë së depozitave, dhe shpenzimet në lidhje me humbjet nga zhvlerësimi për fondin Atlante dhe skemën vullnetare të Fondit Kombëtar Ndër-bankar të Garancisë së Depozitave.

(1) Vlerësuar duke aplikuar parametrat e plotë të pasqyrave financiare për periudhën 31 dhjetor 2016, duke marrë në konsideratë përthithjen totale të të drejtave tatimore të shtyra  që lidhen me emrin e mirë dhe rregullimet e huasë, përthithjen e parashikuar të të drejtave tatimore të shtyra tek humbjet e mbartura dhe efektin e kompromisit danez (Danish compromise) (sipas të cilit investimet e sigurimit ponderohen me risk në vend që të zbriten nga kapitali, me një përfitim prej 14 pikë bazë).

(2) Duke hequr dividendët e propozuar për 2016 dhe kuponët e përllogaritur të akumuluar në kapitalin rregullator shtesë (Tier 1)

16736665_1404401279609907_410982125_n

***

Divizioni Ndërkombëtar i Bankave Filiale (11) është përgjegjës për operacionet në tregjet ndërkombëtare nëpërmjet filialeve dhe degëve komerciale bankare dhe jep udhëzime, mundëson koordinimin dhe mbështetjen për filialet e grupit. Ai është përgjegjës për të përcaktuar strategjinë e zhvillimit të Grupit në lidhje me praninë jashtë, duke përfshirë eksplorimin dhe analizën e mundësive të reja për rritje në tregje ku Grupi tashmë është i pranishëm, si dhe në tregje të reja. Divizioni koordinon gjithashtu operacionet e bankave ndërkombëtare filiale dhe marrëdhëniet e tyre me departamentet e drejtorisë qendrore të Kompanisë Mëmë dhe me degët dhe zyrat e divizionit të Investimeve Bankare jashtë.

Divizioni është përgjegjës për operacionet e grupit në zonat e mëposhtme gjeografike: i) Europën Jug-lindore me Privredna Banka Zagreb në Kroaci, Banca Intesa Beograd në Serbi, Intesa Sanpaolo Banka Bosna i Hercegovina në Bosnje Hercegovinë, Intesa Sanpaolo Bank Albania dhe Intesa Sanpaolo Bank Romania; ii) në Europën Qendrore – Lindore me Bankën Koper në Slloveni, VUB Banka në Sllovaki dhe CIB Bank në Hungari; iii) në Federatën e Shteteve të Pavarura dhe  Zonën së Mesdheut Jugor me Banca Intesa në Federatën Ruse dhe me Bankën e Aleksandrisë në Egjipt.

Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2016, Divizioni Ndërkombëtar i Bankave Filiale regjistroi të dhënat e mëposhtme:

– të ardhura operacionale €468 milion, 11.3% më pak në krahasim me €527 milion në Tremujorin 3, 2016;

– shpenzime operacionale €245 milion, 2.1% më shumë në krahasim me €240 milion në Tremujorin 3, 2016;

– marzhi operacional €223milion, 22.6% më pak në krahasim me €527 milion në Tremujorin 3, 2016

– raporti kosto / të ardhura 52.4% në krahasim me 45.5% në Tremujorin 3, 2016;

– provizionet dhe rregullimet neto €97 milion në krahasim me €44 milion në Tremujorin 3, 2016;

– të ardhura bruto €159 milion, 35% më pak në krahasim me €245 milion në Tremujorin 3, 2016

– të ardhura neto €124 milion, 12.8% më pak në krahasim me €190 milion në Tremujorin 3, 2016.

________

(11) Divizioni Ndërkombëtar i Bankave Filiale  nuk përfshin Pravex-Bank në Ukrainë dhe bankën me probleme CIB Bank në Hungari. Të dyja janë vendosur në linjë raportimi tek Njësia e Biznesit të Capital Light Bank.

Në 2016, Divizioni Ndërkombëtar i Bankave Filiale regjistroi të dhënat e mëposhtme:

– të ardhura operacionale €2,002 milion, 4% më pak në krahasim me €2,085 milion në 2015, duke kontribuar afërsisht me 12% në fitimin operacional të konsoliduar (12% në 2015);

– shpenzime operacionale €962 milion, 4.8% më pak në krahasim me €1,011 milion në 2015;

– marzhi operacional €1,040 milion, 3.2% më pak në krahasim me €1,074 milion në 2015;

– raporti kosto / të ardhura 48.1% në krahasim me 48.5% në 2015;

– provizionet dhe rregullimet neto €229m, në krahasim me €501 milion në 2015;

– të ardhura bruto €913 milion, 57.7% më shumë në krahasim me €579 milion në 2015

– të ardhura neto €703 milion, 63.1% më shumë në krahasim me €431 milion në 2015.

Parashikimi për vitin 2017

Në vitin 2017, Grupi Intesa Sanpaolo parashikon të regjistrojë një rritje të marzhit operacional, si rezultat i rritjes së të ardhurave dhe menaxhimit të vazhdueshëm të shpenzimeve dhe të fitimit bruto duke zvogëluar koston e riskut. Konfirmohet gjithashtu angazhimi për të shpërndarë dividendë monetar për periudhën katër vjeçare (2014 – 2017) në vlerën 10 miliard Euro sikundër është parashikuar në Planin e Biznesit.

Për më shumë informacion:

Zyra e Marrëdhënieve me Publikun, Marketingut & Komunikimit

Intesa Sanpaolo Bank Albania

+355 42 276113

[email protected]

www.intesasanpaolobank.al



CLOSE
CLOSE
Pas