Buzëkuqi, ngjyrat dhe tualeti i stinës

buzet1492022130

Stina e bukur e pranverës kërkon buzë sa më natyrale. Kjo nuk do të thotë të heqësh dorë nga make up i buzëve për një pamje të kuruar.

Stilistët thonë se duhen tonet e ngjyrës së mishit, duke i dhënë vlerë pikave të forcës e duke korrigjuar difektet e dukshme, por jo me agresivitet. Pra ka hapësirë për përdorimin e rozës, bezhës, me finitura të ndryshme, që nga e shndritshmja dhe tek kremozja, mat etj.

Por nuk mungojnë as e kuqa me tonalitete si mavi apo ngjyrë qershie, e deri tek grija me efekt metali dhe argjenti.

Këtë vit buëzkuqi kthehet në një produkt kozmetike me shumë funksione, jo vetëm për buzët, por edhe për mollëzat dhe qepallat si të ishte një ton sysh apo një blush. Këtë gjë e kërkon dhe teknika e chroming, që do të jetë mjaft në modë dhe që është përdorur dhe në pasarela.

Për ato që duan një make up më të vendosur që vendos buzët në plan të parë mund të zgjedhë mes ngjyrave të reja të metalizuara me një efekt shkëlqyes. Në këtë rast më mirë të aplikosh buzëkuqin pasi të kesh dizenjuar konturin e buzëve me laps. Mund të luani edhe me dritën, duke aplikuar më parë një bazë opake dhe duke përfunduar me një produkt me efekt metalik.

E rëndësishme është ende edhe shtresa e aplikimit, që quhet layering, duke përdorur dy produkte të ndryshme për të pasur një përzierje ngjyrash dhe shkëlqimi.

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤