“Burrat kanë të drejtë të na ‘ngacmojnë’!”

Aktorja franceze Catherine Deneuve tha se burrat duhet të jenë të lirë që të joshin gratë. 74-vjeçarja Deneuve është një prej 100 femrave të njohura në Francë që shkruan një letër të hapur, në të cilën paralajmërojnë për puritanizmin e ri që mori shkas nga skandalet e fundit të ngacmimeve seksuale.

4-5

Picture 2 of 2

Letra shpreh keqardhjen për valën e denoncimeve që pasoi pretenedimet se producenti amerikan Harvey Weinstein ka përdhunuar apo ngacmuar seksualisht dhjetëra femra. Weinstein i ka mohuar akuzat për seks jo konsensual, por pranoi se sjellja e tij kishte shkaktuar dhimbje. Letra e shkrimtareve, aktoreve dhe akademikeve franceze u publikua në gazetën Le Monde.

“Burrat janë ndëshkuar sa hap e mbyll sytë, janë shkarkuar nga puna vetëm se i prekën gjurin dikujt apo u përpoqën të vjedhin një puthje. Përdhunimi është krim, por nuk është krim të përpiqesh të joshësh dikë, qoftë me këmbëngulje apo edhe pa e ditur si bëhet”, shkruhet në letër.

Autoret e letrës thonë se në botë ka ardhur puritanizmi i ri dhe se ndërsa është e ligjshme dhe e domosdoshme të flitet kundër abuzimit të pushtetit nga disa burra, denoncimet e pandalshme kanë dalë jashtë kontrolli. Sipas letrës, kjo po krijon një atmosferë publike në të cilën gratë shihen si të pafuqishme dhe si viktima të përhershme. Vetë Deneuve, një aktore e nominuar për çmimin Oscar, ka folur hapur kundër fushatave në mediat sociale që sulmojnë dhe turpërojnë burrat e akuzuar për ngacmim të grave.

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤