Bujar Asqeriu: Ky vend qeveriset nga hajdutë, na hedhin një kockë e tallen me ne

Ndërkohë që zien debati mes artistëve dhe Ministrisë së Kulturës për godinën e re të Teatrit Kombëtar, aktori i njohur Bujar Asqeriu ka shpërthyer me një deklaratë të fortë, teksa tregoi gjendjen e artistëve.

“Artisti më i mirë merr një rrogë sa nëpunësja më e ulët e shtetit.

Zoti i paftë ata që vjedhin, ia kam lënë Zotit, nga jeta ikën artistët më të njohur dhe askush nuk e çau trapin për ta”, tha Asqeriu, në një deklaratë për mediat, jashtë teatrit.

Duke përmendur rastin e Bujar Lakos, që jetonte në një dhomë 50 metra katror dhe askush nuk u kujtua, Asqeriu u shpreh:

“Ky vend qeveriset nga hajdutë, që vjedhin edhe 100 lekëshin e dosjeve dhe stilolapsave dhe ne na hedhin një kocke dhe tallen me ne”.

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤