Brunet apo Biondet?!

8

Biondet duhet ta pranojnë, femrat më të bukura janë brunet. Një anketë e kryer në Britani e konfirmon këtë. Pyetjes se cilat ishin 50 ikonat e bukurisë së 50 viteve të fundit, britanikët iu përgjigjën me emrat e 33 bruneve, 16 biondeve dhe një kokëkuqeje.

Në krye të 10-shes së parë qëndron aktorja Audrey Hepburn, e cila ndiqet nga 3 bionde të famshme: princesha Diana, Grace Kelly dhe Brigitte Bardot.

Më pas, lista vijon me emrat e disa femrave të famshme brune, për t’u mbyllur dhjetëshja e parë me emrin e modeles bionde të viteve ’70, Twiggy.

Elizabeth Taylor, Dukesha e Kembrixhit (Kate Middleton), Angelina Jolie, aktorja indiane Aishwarya Rai and Catherine Zeta-Jones janë ndër emrat e bruneve më të bukura.

Po ashtu, ndër bukuroshet me flokë të errët renditen edhe Kelly Brook, Mila Kunis, Jackie Kennedy, Victoria Beckham dhe Alexa Chung.

Në kategorinë e biondeve, 17 për qind e të anketuarve kanë votuar për Princeshën Diana, një personazh shumë i dashur në Britani.

Kate Moss, Holly willoughby, Charlize Theron dhe Scarlett Johannson janë të tjera bionde të preferuara.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤