“Botë” e Lindita Halimit, kënga më e pëlqyer në Eurovizion

auto_linda1485094414

Lindita, me këngën “Botë”, e cila do ta përfaqësojë Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët në Eurovizion , ka marrë 733 vota, duke u bërë deri tani, kënga më e pëlqyer.
Nga të gjitha këngët që deri tani janë zyrtarisht përfaqësuese të shteteve të tyre në Eurovizion, Lindita Halimi duket se është më e pëlqyera. Këtë e tregojne votat në portalin Wiwiblogs- portali më aktiv i Eurovizionit në botë.

Deri tani janë rreth 15-të këngë të ditura për Eurovizion, ndërsa deri në muajin prill rreth 40 shtete do të zgjedhin këngët e tyre përfaqësues.
Linda Halimi, ka reaguar në rrjetin social Facebook duke falënderuar fansat të cilët po e pëlqejnë këngën e saj. Në këtë renditje, pas Linditës e cila po triumfon në dy herët e fundit, pason kënga e Hollandës dhe ajo e Irlandës.

Me këngën “Botë”, Linda Halimi ka dalë të jetë triumfuese në edicionin e 55-të të Festivalit të Muzikës së RTSH-së.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤